Te Shqipëria po e presin prej kohësh, djaloshi shqiptar shënon 4 gola për Interin

Kevin Zefi ka shkëlqyer në ndeshjen e sotme që Inter U18 luajti kundër Spal U18. Ndeshja përfundoi me rezultatin 4-2 për zikaltrit dhe të katër golat u shënuan pikërisht nga 17-vjeçari shqiptar.

Zefi është treguar i jashtëzakonshëm me pokerin e golave, duke dëshmuar më së miri vlerat e tij. Sulmuesi aktualisht luan për moshat e Kombëtares së Irlandës, ku gjendet edhe një tjetër shqiptar, Roko Vata.

Zefi shihet si një lojtar me perspektivë për të ardhmen dhe te Shqipëria do të donin të vishej kuqezi. Megjithatë zgjedhja në fund i takon Kevinit.

Kevin Zefi është një emër që, sipas medieve irlandeze, i ka të gjitha ato që duhet për të ecur në gjurmët e brazilianit Ronaldo, Zllatan Ibrahimoviçit apo Andrea Pirlos në ngjyrat e famshme zikaltër të Interit të Milanos.

Zefi, një 16-vjeçar i lindur në Klonsilla në perëndim të kryeqytetit të Irlandës, Dablin, nga prindër shqiptarë, ka spikatur në futbollin e kryeqytetit irlandez, duke i ngjitur shpejt shkallët në ekipet “zinxhir” të klubit të njohur vendas, Shamrok Rovers.

Por tani ai përballet me mundësinë e vazhdimit të karrierës së tij në një nga klubet më të njohura në botë, natyrisht nëse e bën gjithçka siç duhet në “San Siro”. I cilësuar si një lojtarët më premtues dhe të perspektivës në Irlandë këto vitet e fundit, Zefi është shndërruar këto muajt në emrin më të folur të futbollit në Dublin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *