Vajza e divës së muzikës shqiptare Aurela Gaçes, feston ditëlindjen. Këngëtarja i ka bërë një urim të ndjerë së bijës Grace, e cila mbush 11 vjeç.
“Dashuria jonë Grace . Gëzuar ditëlindjen shpirti jonë. 11 vjet me ty. Lus Zotin të kesh jetë të gjatë e ne të jemi gjithmonë pranë teje çdo ditë të jetës
Mi mbushe krahët kur erdhe ne jetë. Sot, sigurisht nuk të ngre më dot në krahe si në këtë foto kur ishe bebe ( edhe nje vit e ma kalon😅) , por mami e babi të mban tek zemra me dashurine më të madhe që mund të ekzistojë.”, shkruan ajo.
Aurela Gaçe është konsideruar në tregun muzikor shqiptar si divë. Prej vitesh, ajo ka spikatur për të kënduarit live dhe energjinë shpërthyese në skenë. Sakaq, këngët e saj kthehen menjëherë në hite.
Së fundmi, gjatë një interviste për “21 Media”, Aurela ka folur për klipin e saj dhe klikimet, duke mos kursyer as edhe një “thumb” për kolegët e saj.
“Pritet shumë mirë. Nuk i kam ato klikimet sepse nuk kam lekë që t’i hedh për të blerë ato klikime. Apo s’duhet ta thoja këtë? Lekët i hedh në performancë, në punë. Nuk kam nevojë ti mbush mendjen askujt nëse jam e suksesshme ose jo sepse shumë mirë kudo që shkoj publiku më pret shumë mirë”, u shpreh këngëtarja.