Këngëtari dhe kantautori i njohur Redon Makashi ka mohuar se është fejuar me balerinën e njohur Rexhina Çuko.Ai përgënjeshtron lajmin pasi në rrjet qarkulloi fotografia e tij krah Rexhinës, e cila mbante në gisht unazë dhe dukej sikur tregonte se ishin bashkë.
Këngëtari, i cili ka zgjedhur të jetë i rezervuar për jetën private, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka sqaruar se nuk ka asnjë lidhje me personin në fjalë.
“Përgënjeshtrim! Lajmi që po qarkullon në disa portale në lidhje me jetën time private nuk është i vërtetë. Dëshiroj të sqaroj publikun tim se unë nuk kam asnjë lloj lidhje me personin që shfaqet në foto krah meje”, ka sqaruar këngëtari.
Redon Makashi ishte i ftuar pak dite me parenë emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku foli për projektin më të fundit. Për moderatorin Alban Musa, Makashi tha se “Më mohove”, kënga që e riktheu në skenë ishte oguri i parë, pasi pritet të sjellë së shpejti dhe disa materiale të tjera.
“Kjo është pak funky rock, ka një ritëm dhe nuk është baladë. Kam dhe këngë të tjera ritmike që nuk i kam nxjerrë akoma pop rock, funky rock.
Si të thuash ky ishte oguri i parë për të rivazhduar me materiale të tjera. Krahas Tre musketierëve që kemi albumin, kam përzgjedhur dhe këngët e mia që duhet t’i nxjerr.“, tha ai.