Nëse Milani fitoi ndaj Fiorentinës, duhet të falënderojë edhe Aster Vranckx-in, i cili hyri në fushë në minutën e 75-të në vend të Rade Krunic: në fakt, pikërisht nga ai nisi krosi që më pas rezultoi në autogolin vendimtar të Milenkovicit. Por përtej këtij episodi të vetëm, ndikimi i të riut belg në mesin e fushës ishte i rëndësishëm për sa i përket cilësisë dhe personalitetit.
NDIKIM SHKELQYER – Në këtë pjesë të parë të sezonit, Vranckx, si pothuajse të gjitha blerjet e reja, u përdor pak nga Stefano Pioli, por sa herë dilte në fushë ai jepte gjithmonë ndjesi shumë pozitive. E ndaj Fiorentinës, në momentin e nevojës më të madhe, trajneri i kuqezinjve u fokusua tek ai dhe ai iu përgjigj me një paraqitje të nivelit. Tani ka një pushim për Kupën e Botës dhe kështu Aster do të ketë mundësinë të stërvitet dhe të futet edhe më shumë në mekanizmat e kuqezinjve:
“Po stërvitem dhe mësoj shumë, dua të mësoj edhe më shumë. Kemi një pushim, atje do të jenë pak pushime dhe më pas do të vazhdoj të stërvitem për të mos humbur formë”, ka thënë ai në pas-ndeshjes Milan-Fiorentina.
FJALËT E TONALIT – Pas përfundimit të ndeshjes, shumë të bukura kanë qenë edhe fjalët e Sandro Tonalit në konferencën për shtyp, duke e lartësuar mesfushorin e ri belg: “Aster ka qenë gjithmonë një djalë i disponueshëm në çdo gjë, ai është brenda grupit që nga dita e parë, e meriton të luajte dhe të jetoje këto emocione si dikush që luan gjithmonë. Nje djalë i mirë, si dhe një lojtar i madh”.
Vranckx dëshiron të luajë dhe të jetojë një 2023 si protagonist, në mënyrë që të fitojë edhe shpërblimin nga Djalli (në verë ai mbërriti në huazim me të drejtën e blerjes nga Wolfsburg per ). Gazzetta dello Sport shkruan: “I gjithanshëm në përleshje, mendime dhe herë pas here edhe ne pasimin e fundit: momenti për njëzet vjeçarin belg duket se ka mbërritur ne kohen e duhur te Milani. Studion si post Kessie dhe Pioli po nis ta doje shume!”
Mesfushori belg i lindur në vitin 2002 erdhi nga Wolfsburgu me formulën e huazimit 2 milionë me të drejtë blerje të vendosur 12. Një bast i mirë për kuqezinjtë, një talent interesant që sigurisht mund të rritet me Piolin dhe qe ne 2023 do te duhet te tregoje potencialin per te bindur drejtuesit…