Gazetari i njohur për emisionin e ri të Luanës: Nuk mund të jesh dhe analfabet dhe humorist

Dje ishte puntata e dytë e emisionin “Zemër Luana” në Tv Klan dhe me të parën moderatorja Luana Vjollca u lëvdua shumë mbi numrin e klikimeve në You Tube, edhe pse pati mjaft akuza se shumica prej tyre ishin të blerë.

Gjithsesi, ndaj emisioni të saj ka patur edhe mjaft kritika dhe një prej tyre është gazetari Berat Buzhala, i cili duket se nuk i ka pëlqyer aspak.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo thotë se nuk qeshi aspak, pavarësisht të qeshurave në studio. Ai shton më tej se nuk mund të jesh edhe gjysmë-analfabet dhe humorist.

Reagimi i plotë: Ka fillu emisioni Zemerluana ne Klan. U mbushe skena me ‘humoriste’ dhe me moderatore te ndryshem. Po qeshin e po piskasin ne menyre histerike, ama mu ende as buza ne gaz nuk m’ka shku.

Ne televizionet e Shqiperise, edhe pse eshte investu shumeeeee, ka shume pak show dhe humor cilesor. Nuk mundesh bre me kane gjysemanalfabet dhe humorist. Mundesh me kane gjysemanalfabet ose analfabet dhe clown, ama jo humorist.

Humori eshte shume serioz. Kerkon pune dhe perkushtim. Kerkon me lexu dhe me mendu. Nese vec shfaqesh ne skene edhe mendon me i bo njerezit me qeshe, atehere ke deshtu tmerresisht.Qekaq pata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *