Fëmijët i sollën në azil, dy të moshuarit gjejnë dashurinë në “Shtëpinë e të Moshuarve” në Tiranë

Historia si ata kanë përfunduar në azil është e trishtë… por ata rrëfejnë si fati dhe dashuria u buzëqeshi sërish. Dashuria nuk njeh moshë dhe as vend.

Ndonjëherë atë mund ta takosh aty ku nuk e mendon edhe në moshë të thyer. Kjo është historia e Et`hemit dhe Vangjelicës, çiftit në “Shtëpinë e të Moshuarve” në Tiranë.

82 vjeçari, Et’hemi ka kaluar 5 vite i vetëm në këtë azil, deri kur erdhi Vangjelica, 73 vjeçe. Dëshira për të jetuar emocionet deri në fund, kapërceu çdo barrierë tek 2 të moshuarit

Vangjelica ka 6 fëmijë, ndërsa Et`hemi ka 3 por asnjëri prej tyre s’i ka takuar pasi janë jashtë vendit. Tani kanë vetëm njëri-tjetrin, mes dashurisë dhe xhelozisë. Mes emocionesh, si të ishin të rinj gjimnazi,

të dy tregojnë si e shkëmbyen puthjen e parë në azil. Rrugët e tyre u bashkuan që të krijojnë familje, pasi çdo e keqe lë një dritare të vogël për të mirën.

Historia e Et’hemit dhe Vangjelicës padyshim nuk është aspak e zakontë, por është e vërtetë që dashuria nuk njeh moshë dhe kushdo e meriton të jetë i lumtur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *