Treshja kosovare e gjyqtarëve do ta drejtojnë miqësoren që Shqipëria e luan ndaj Italisë të mërkurën në “Air Albania”, me fillim nga ora 20:45.
Genc Nuza është gjyqtari kryesor i kësaj ndeshje, me asistentët Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, shkruan Gazeta Olle.
Nuza përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook” është shprehur tejet i lumtur që do ta gjykojë këtë ndeshje, duke theksuar se është një sukses për futbollin kosovar në përgjithësi.
Postimi i plotë i Genc Nuzës në Facebook: Të nderuar miq, Jam tejet i lumtur që do të jem gjyqtar kryesor në ndeshjen miqësore, SHQIPËRI – ITALI e cila do të zhvillohet në njërin nga stadiumet më moderne të Evropës, Air Albania.
Ta përfaqësosh shtetin e Kosovës dhe FFK-në, në një ndeshje të këtij nivieli është një tjetër ëndërr e realizuar dhe sukses i madh jo vetëm i imi por i gjithë futbollit kosovar në përgjithësi.
Së bashku me asistentët Fatlumin, Bujarin dhe kolegët e nderuar nga Shqipëria do të japim më të mirën në këtë ndeshje. Na prift e mbara.