Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë një ndër çiftet më të dashur nga publiku shqiptar. Ata pëlqehen shumë si në fushat e artit që mbulojnë, ashtu edhe për marrëdhënien e bukur që kanë krijuar.
Dyshja nuk ngurojnë që herë pas here të flasin për njëri-tjetrin në intervista të ndryshme. Së fundmi, Besi është pyetur në “Zemër Luana”, se cila është pjesa më HOT( e nxehtë) e trupit të Xhensilës që e kthen në një skifter dhe ai nuk ka nguruar të përgjigjet.
“Është e gjitha yll, ama sytë i ka…Kur më sheh ashtu, nuk e di”, u shpreh aktori. Kujtojmë që çifti janë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Ajka. Në shumë deklarata të dhëna së fundmi, ata kanë pohuar se duan që shumë shpejt ta shtojnë familjen e tyre me të tjerë fëmijë.
Tashmë dihet që dy kapitenët e spektaklit “Zemër Luana” me autore dhe moderatore Luana Vjollca, janë dy aktorët e humorit Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku , ky i fundit është gjëndur në një sitiuatë jo të lehtë gjatë mbrëmjes.
Kjo natë ka dhuruar shumë emocione dhe surpriza e një nga surprizat e kësaj nate ishte edhe hyrja e Belinda Dragotit, e cila i drejtoi pyetje pikante për të ftuarit e mbrëmjes dhe pyetja e Olsit ishte pikërisht për partneren e tij: “Fjala e pistë që të eksiton kur Egli ta përshpërit në vesh?”
Olsin e kemi parë shumë herë si një djalë të lirshëm, pa komplekse, plot humor por mesa duket kjo pyetje e kapi në befasi. Edhe pse i sikletosur ai e dha përgjigjen duke thënë fjalën më të cilën e eksiton më së shumti partnerja e tij e cila është “Më kthe Kimikatin”.