Pasi e tha troç se tironsit nuk janë aq të susseshëm sa të ardhurit, gazetarit Ronaldo Sharka i ka ndodhur “e papritura”.
Së fundmi, ai rrëfeu se në lidhje me këtë deklaratë ai ka marrë shumë kërcënime ku dhe nuk nguroi të tregonte një fragment.
Me nota humori dhe duke mos u kursyer aspak, Ronaldo ka treguar se si tre tirons i kanë zënë pritë. “Pas asaj deklarte duke ikur për në shtëpi, parkoj makinën edhe më zënë pritë 3 tirons, nëjri ishte me raki në dorë tjetri me fërgesë, ndërsa tjetri me gjizë dhe e ndjeva veten shumë të kërc ënuar”, tha ai, duke u “tallur” me ata.
Për gazetarin Ronaldo Sharka të ardhurit në kryeqytet janë më të suksseshëm se “tironsit”. Dhe për të arsyetuar këtë mendim të tij Ronaldo tha se po të marrësh të gjithë personat e medias, politikanët apo dhe biznesmenët, 90% e tyre nuk janë nga Tirana, por janë të ardhur në kryeqytet.
“Shumica e tironsve nuk janë aq të suksseshëm sa janë njerëzit e ardhur. Ti shohësh të jgithë njerëit në media, politikë biznesmenë, njerëzit më të pasur në Shqipëri, 90% e tyre nuk janë nga Tirana”, tha ai.
Kjo deklaratë e gazetarit solli mjaft replika në studio dhe ne rrjet ku pati dhe kundërshtime mbi këtë “konstatim” të Ronaldos.