Tashmë dihet që dy kapitenët e spektaklit “Zemër Luana” me autore dhe moderatore Luana Vjollca, janë dy aktorët e humorit Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku , ky i fundit është gjëndur në një sitiuatë jo të lehtë gjatë mbrëmjes.
Kjo natë ka dhuruar shumë emocione dhe surpriza e një nga surprizat e kësaj nate ishte edhe hyrja e Belinda Dragotit, e cila i drejtoi pyetje pikante për të ftuarit e mbrëmjes dhe pyetja e Olsit ishte pikërisht për partneren e tij: “Fjala e pistë që të eksiton kur Egli ta përshpërit në vesh?”
Olsin e kemi parë shumë herë si një djalë të lirshëm, pa komplekse, plot humor por mesa duket kjo pyetje e kapi në befasi. Edhe pse i sikletosur ai e dha përgjigjen duke thënë fjalën më të cilën e eksiton më së shumti partnerja e tij e cila është “Më kthe Kimikatin”.
Një nga të ftuarat e autores dhe moderatores Luana Vjollca mbrëmjen e sotme në “Zemër Luana” ishte dhe këngëtarja e dashur për publikun Albërie Hadërgjonaj, e cila dhuroi nje larmishmëri emocionesh në këtë mbrëmje.
Përpos lojërave e të qeshurave, nuk mund të mungonin as pyetjet rreth jetës së Albëries për të cilën publiku është shumë kureshtar. Në një nga sfidat e personalizuar për Albërijen ishte “Ç’ka rrota, i mëson bota”, ku ishin vendosur disa foto të familjarëve të saj dhe jo vetëm.
Në një nga rrotullimet e bëra, rrota ndaloi tek vajza e saj Anxhelina. E pyetja ishte mjaft pikante: “Anxhelina njihet për blerjet e shtrenjta, por sot në “Zemër Luana” duam të dimë dhuratën më të shtrenjtë që të ka bërë? “