Milan, vjen thumbimi nga Napoli: “Shumë ndihmë nga arbitrat dhe prap -8″

Në ndeshjen e fundit para ndalesës për Botërorin e Katarit, Milani fitoi tre pikë të arta në San Siro ndaj një Fiorentina-s. Kuqezinjtë e drejtuar nga Stefano Pioli u munduan shumë ndaj skuadrës së Vincenzo Italianos, duke gjetur golin vendimtar vetëm në kohën shtese.

Edhe pse loja ka përfunduar, polemikat nga ana tjetër janë të destinuara të vazhdojnë për një kohë të gjatë. Në fakt, kontakti mes Tomorit dhe Ikoné në zonën e penalltisë së kuqezinjve përfundon nën lupë.

U debatua shumë nga lojtarët e vjollce dhe madje u kerkua ndihma e VAR, por arbitri, pas një kontrolli të shpejtë dhe pasi mbeti i sinkronizuar me kufje duke pyetur nese Tomori kishte prekur ose jo topin, akordoi goditje kendi per toskanet.

Duke folur përmes një postimi në Twitter, Maurizio Pistocchi e analizoi episodin si më poshtë: “Në episodin vendimtar Milan-Fiorentina, Tomori hyn ndaj Ikoné, dy kontakte: me këmbën e djathtë në këmbën e majtë dhe me këmbën e majtë në këmbën e majtë. Për mendimin tim ishte një faull dhe një penallti për Fiorentinën”.

Nga ana tjetër, nje tjeter gazetar, Giovanni Capuano me një postim në Twitter ka komentuar kontaktin mes Rebic dhe Terracciano me rastin e golit të Milanit në fund: “Sinqerisht, të argumentosh se ky kontakt nuk është një faull, më duket mjaft komplekse…”.

Goli vendimtar, ose më mirë autogoli, erdhi në rikuperim dhe lejoi që skuadra e Stefano Piolit ta mbyllë vitin 2022 me 3 pikë. Suksesi ishte thelbësor për të mos humbur më shumë terren në renditje se lideri Napoli.

Duke folur për Napolin,  Carlo Alvino, gazetar i Radio Kiss Kiss, tifoz i ekipit te Spallettit, shkroi në profilin e tij në Twitter: “Forca e pabesueshme e Napolit përfaqësohet edhe nga fakti se me kaq shumë ndihma arbitrash ata janë gjithmonë në -8. PS: cfare penallti e vogel, sonte e tejkaluan”.

Sipas Alvinos, Milani është ndihmuar nga arbitri sot dhe në përgjithësi ka pasur disa ndihma gjatë kampionatit. Një qëndrim padyshim i diskutueshëm dhe që, në fakt, po gjeneron disa komente në Twitter. Fyerjet ndaj tij janë absolutisht të gabuara, por ajo që pohoi gazetari napolitan është absolutisht e kritikueshme.

Fiorentina u ankua në dy raste: i pari për shkak të një faulli të pretenduar të Tomorit ndaj Ikoné në zonën kuqezi, nuk u shënua asnjë penallti. E dyta është për shkak të një faulli të supozuar në aksionin që çoi në autogolin vendimtar të Milenkovic. U kontrollua edhe VAR-i, padyshim, por nuk u konstatua asnjë ndërhyrje faullore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *