“Instinkt i pastër”: Tomori komenton shpëtimin e mrekullueshëm! Pastaj shpreh zhgënjimin ndaj Southgate…

Sonte përfundoi viti 2022 për Milanin e Stefano Piolit, qe sfidoi Fiorentinën e Vincenzo Italiano-s në një ndeshje zemre që i pa kuqezinjtë fitues falë autogolit të Nikola Milenkovic në minutat e fundit të lojës.

Fikayo Tomori ishte bërë protagonist i një loje të shkëlqyer në mbrojtje ndaj Jonathan Ikoné, duke shpëtuar një gol në vijen e mesit pasi Tatarusanu ishte mundur. Ai ishte edhe ne episodin e diskutueshem te penalltise.

Pas ndeshjes, anglezi, qe nuk eshte therritur ne Kupen e Botes, foli per DAZN dhe komentoi kete suskes: “Ishte shumë e rëndësishme për ne që të fitonim pas barazimit ndaj Cremonese dhe para pushimit. Tani mund të pushojmë dhe të kthehemi vitin tjetër”.

Më pas ai vazhdoi të fliste për ndeshjen: “Për mendimin tim e kemi merituar këtë fitore, kemi vazhduar të luajmë gjithmonë dhe jemi të lumtur qe ka ardhur ne fund”.

Fik trajtoi edhe çështjen e mos thirrjes në Kupën e Botës: “Nuk jam thirrur në Kupën e Botës? Padyshim që jam i zhgënjyer, doja të shkoja atje, ishte një ëndërr e imja. Do të vazhdoj të punoj për të ngritur nivelin tim dhe për t’u thirrur së shpejti”.

Më pas anglezi përfundoi së foluri për Scudetto-n dhe renditjen e Serie A pas ketyre 15 javeve: “Ne nuk dorëzohemi, duam të fitojmë të gjitha ndeshjet dhe e dimë që kampionati është ende i gjatë, duhet të fokusohemi vetëm te vetja”.

Sa e rëndësishme ishte fitorja sonte? “Është e rëndësishme të fitojmë para pushimit, tani kemi pushim. Le të shkojmë direkt në vitin e ardhshëm”. Për shpëtimin vendimtar te Ikoné: “Instinkt, vetëm instinkt. Loja ishte e gjatë, për mendimin tim e merituam fitoren sepse nuk pushuam së luajturi, jemi të kënaqur me tre pikët”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *