Kantautori Redon Makashi i ka dhënë fund beqarisë. Në një foto të publikuar nga Intervista.al shihet se Makashi është krah balerinës e koreografes Rexhina Çuko. Balerina duke se mban në gisht një unazë qcë mund të nënkuptojë simbolin e fejesës mes tyre.
Sipas të njëjtit burim, lajmi i bukur është bërë publik nga miq të dyshes, pasi vetë çifti nuk kanë pranuar asgjë deri më tani. Vetë Redoni është një person që kur vjen puna tek jeta private, tregohet mjaft hermetik.
Redon Makashi është shprehur se puthjen e parë do t’ja jepte Nora Istrefit. I ftuar në “Shiko Kush Luan”, artisti i grupit legjendar “3 Musketjerët” u vendos së një sfidë së bashku me këngëtaren Lori Kaçka.
Artistët duhej t’i përgjigjeshin pyetjeve për personazhe të njohur të showbizit shqiptar, për të gjetur mes tyre shpirtin binjak.
Një ndër pyetjet drejtuar Makashit ishte se cilës nga dy prej personazheve, Nora Istrefit apo Lorit do t’i dhuronte puthjen e tij të parë.
Redoni preferoi të zgjidhte si vajzën që do t’i dhuronte puthjen e tij të parë këngëtaren Istrefi dhe jo Lorin, të cilën e kishte përballë, duke e kaluar kështu pyetjen e vështirë me sportivitet.