Cilin himn do këndojë në miqësoren mes Shqipërisë dhe Italisë? Reja jep përgjigjen e sinqertë

Shqipëria do të luajë dy takime miqësore në ditët e ardhshme. Kuqezinjtë presin Italinë në “Air Albania” (16 nëntor), teksa tri ditë më vonë sfidojnë Armeninë në të njëjtin stadium. Dueli ndaj kampionëve të Europës do të jetë shumë emocionues për Edi Rejën.

Në prononcimin për shtypin, trajneri italian zbuloi edhe prapaskenën në lidhje me miqësoren ndaj Italisë së Roberto Mancinit, duke treguar se çfarë i tha presidentit Armand Duka sapo mori vesh që të kaltrit po kërkonin duele miqësore pas dështimit për t’u kualifikuar në Katar 2022.

Reja preku edhe tema të tjera, duke nisur nga tre lojtarët e ftuar nga kampionati shqiptar: Eneo Bitri dhe Andi Hadroj (Partizani), dhe Erdenis Gurishta (Vllaznia). Sa i përket rinovimit, 77-vjeçari dëshiron të vazhdojë aventurën në stolin kuqezi, por takimi me Dukën do të vendosë të ardhmen e tij.

“Italia? Sfida ndaj Italisë do të jetë shumë emocionuese për mua dhe Shqipërinë. Kënaqësi dhe krenari të përballem me Italinë time. Do të provoj emocione të mëdha dhe të bukura, do t’i këndoj dy himnet. I thashë presidentit: bëj maksimumin të luajmë ndaj tyre, pasi ata po kërkojnë miqësore pas eliminimit nga Kupa e Botës. Menjëherë biseduam dhe shkoi mirë, kështu që nuk ka më bukur.

Lojtarët e Superiores? Ka edhe të tjerë lojtarë nga kampionati shqiptar që më kanë lënë përshtypje të mira. Mua më pëlqen të thërras gjithmonë 3-4 lojtarë nga kampionati vendas. Ata janë treguar të jashtëzakonshëm në miqësoren ndaj Katarit, të gjithë luajtën shumë mirë. Nuk e merituam humbjen, krijuam 2-3 raste, na u mohua edhe një penallti. Zhvilluam një futboll të mirë dhe u treguam agresivë. Janë edhe 3-4 lojtarë të tjerë ndaj të cilëve kam krijuar ndjesi pozitive.

Të gjithë kanë shanse të njëjta për të luajtur ndaj Italisë, kot nuk i kam ftuar, kam besim tek ata. Lojtarët e Superiores më treguan se gëzojnë një gjendje të mirë fizike, ata mund t’i përballojnë 90 minuta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *