Një nga të ftuarat e autores dhe moderatores Luana Vjollca këtë të diel mbrëma në “Zemër Luana” ka qënë gjithashtu dhe artistja e mirënjohur, Albërie Hadërgjonaj.
Në sfidën e parë “Shqipet thonë”, një lojë ku pjesë është i gjithë publiku i “Zemër Luana” ngado ku ka shqiptarë, të cilët iu përgjigjën pyetjes, që u postua në llogarinë zyrtar të @zemerluana në Instagram: “Pse dështojnë marrëdhëniet në çift?”
Dhe një nga përgjigjet më të shumta të shqiptarëve që u përgjigjën ishte: “Trãdhtiã”, fjalë të cilën e gjeti dhe fitoi pikë Albërije Hadërgjonaj dhe më pas edhe e komentoi me dëshirën e saj duke thënë: “E kam lënë timin (ish-bashkëshortin) sepse më ka trãdhtuãr, ndaj e sigurt është fjala “trãdhti”.
Javën e kaluar Besi u pajtua pas shumë kohësh me Olsi Bylykun, ndërsa sot u përball po me një personazh me të cilin ka prishur shoqërinë e që nuk fliste, Ermal Mamaqin. Ndaj sonte kishte një pyetje ndaj autores Luana Vjollca.
Besi: A ke kunjë personale me mua, apo si eshte puna? Se je duke me sjelle njerëz qe une nuk flas! Luana: Dua te pajtoj njerëz në këtë program! Se këtu në Klan dihem që duhet të pajtoj njerëz, më ka ardhur një frymë e mirë!
Besi:E di që une me atë (Ermalin) ka kohë që nuk flasim me njëri-tjetrin e jemi zënë me statuse? Luana: Pse? Do flisni sot dhe a do jeni një skuadër sot apo jo?
Besi: Une me atë?? Mirë një skuadër jo, po as në stol rezervë se lë, mund ta lesh me Olsin. Ermali: (Luana) Unë e shikoj që ti ke marrë një mision për të pajtuar Besin me të gjithë. Luana: Po po dhe në fund do e pajtoj me veten, por e lëmë për në fund këtë!