Trajneri i Milanit, Stefano Pioli do të rikuperoje dy lojtarë jetikë për ndeshjen kundër Fiorentinës në San Siro të dielën, qe do te jete e fundit per kete vit per kuqezinjte te cilet ndodhen ne vend te dyte ne barazim pikesh me Lazion (30) dhe 8 pike larg Napolit kryesues!
Renditja eshte ngjeshur edhe me shume teksa direkt mbrapa eshte Juventusi me 28 pike dhe pas tij Interi me 27 pike ashtu si edhe Atalanta, kurse pak me e shkeputur Roma me 26 pike. Milani do të shpresojë të lërë pas barazimin zhgënjyes të mesjavës kundër Cremonese dhe do ta bëjë këtë me Theo Hernandez dhe Olivier Giroud të rikthyer në formacionin fillestar pasi të dy u pezulluan ne sfiden e fituar ndaj Spezias 2-1.
Sipas edicionit të sotëm të mëngjesit të La Gazzetta dello Sport, Ciprian Tatarusanu do të jetë në portë me Pierre Kalulu, Simon Kjaer dhe Fikayo Tomori që do t’i bashkohen Theos në repartin e mbrojtjes. Sandro Tonali dhe Ismael Bennacer duhet të mbeten si dyshe e mesfushes.
Në sulm, Junior Messias dhe Brahim Diaz pritet të ruajnë vendet e tyre, ndërsa Rafael Leao do të kthehet në krahun e majtë dhe Giroud do të jetë qendërsulmuesi.
Milan (4-2-3-1): Tatarusanu; Kalulu, Kjaer, Tomori, Theo; Tonali, Bennacer; Messias, Diaz, Leao; Giroud.
Fiorentina (4-2-3-1): Terracciano; Dodo, Milenkovic, Igor, Biraghi; Amrabat, Mandrake; Ikonè, Bonaventura, Kouamè; Jovic.