Agjenti shuan heshtjen: “De Ketelaere duhet pritur, po has telashe dhe ju shpjegoj! Por Milani bëri super lëvizje që e transferoi”

Koncepti është i qartë dhe agjenti i tij Tom De Mul e ka përsëritur gjithashtu: “De Ketelaere (CDK) duhet pritur, vështirësitë që ai po përjeton janë normale”. Talenti belg po lufton mes një fillimi të paqartë të sezonit. Duke kaluar në planetin e Serie A për 35 milionë euro, plus bonuse, CDK dha vetëm një asist dhe më pas u zhduk.

Ndaj Monza humbi një rast me portën bosh, me Cremonese hyri keq, pastaj Pioli e mbajti në stol në pesë ndeshjet e fundit te Serie A. Ai u përfshi edhe në një dëmtim. Agjenti i tij, një ish-futbollist holandez dhe ish-shok skuadre i Ibrës tek Ajax, e bëri të qartë gjithashtu: “Zhvillimi i tij është normal. Viti i parë në një klub të nivelit të lartë ka gjithmonë uljet dhe ngritjet e tij.

Pritshmëri të mëdha janë krijuar. Ndërkohë, duhet thënë se ajo e Milanit ishte një lëvizje e shkëlqyer, transferimi mori pak kohë për t’u finalizuar. Kështu që ka shumë vëmendje nga ana e mediave. Charles po kalon një kohë të vështirë, por punon për të qenë i suksesshëm. Ky është qëllimi i tij i vetëm. Jam i sigurt se do t’ia dalë”.

Për krahasimin me Kaka: “Ricky ishte një fenomen, por është një krahasim që nuk duhej bërë kur filloni në një klub të ri. Megjithatë, Pioli dhe drejtuesit po i besojnë atij, janë të qetë. I takon atij të luftojë për t’u rikthyer si titullar. Për mua është normale që ka ulje-ngritje në vitin e parë, nuk duhet të kemi panik. E di që kishte folur edhe me klubin, në kuptimin që ata e dinin se do të duhej pak kohë për t’u përshtatur.

Ata kishin përvoja të ngjashme me Leaon dhe Tonalin. Duhet thënë se të gjitha ato pritshmëri, ndoshta çuan në një situatë në të cilën djali u gjykua shumë ashpër. Disa kritika janë të drejta, por pritshmëritë mbeten të larta për vitin e parë. Gjuha, kultura e re, një klub kaq i madh, është normale”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *