Tani ka ardhur edhe statusi zyrtar. Ivan Gazidis nuk do të jetë më CEO i Milanit pas 5 dhjetorit 2022, kjo është bërë e ditur nga klubi kuqezi. Është konfirmuar lajmi qe qarkullonte te Calcio Finanza, në bazë të dokumenteve zyrtare kishte shpjeguar sesi menaxheri ishte konfirmuar në detyrë deri në atë datë, pa specifika për të ardhmen.
Gjatë mbledhjes së fundit të aksionerëve të AC Milan-it – kërkoi miratimin e pasqyrave financiare më 30 qershor 2022 – kjo gazetë e pyeti Gazidis se cilat ishin planet e tij për të ardhmen. Ekzekutivi u përgjigj duke shpjeguar:
“Si CEO ndjej përgjegjësinë e një projekti që mund të funksionojë siç duhet. Më pas në momentin e duhur do të diskutoj të ardhmen time me RedBird dhe rrjedhimisht do të ketë një njoftim për të”.
Aventura e Gazidis përfundon saktësisht katër vjet pas ardhjes së tij, më 5 dhjetor 2018. Një eksperiencë që kulmoi me pushtimin e titullit të kampionit të Italisë për kuqezinjtë dhe u shoqërua me një rrugë konsolidimi të llogarive deri në të kuqe të reduktuar me 66.5 milionë në 2021/22 dhe të hyra që janë kthyer në një hap prej 300 milionë euro.