Ka nga ata që ende nuk kanë hyrë në qendër të projektit dhe po mundohen të gjejnë hapësirë ne ekipin e Stefano Piolit. Si për shembull Yacine Adli. Playmakeri francez, i ardhur nga Bordeaux në verë, tregoi talent dhe cilësi teknike. Por ai nuk arriti të krijojë një hapësirë në fushë…
Milani po mendon se çfarë të bëjë me Adli. Talenti i ri ka luajtur vetëm një ndeshje si titullar këtë sezon, në pjesën e parë Verona-Milan. Një paraqitje jo emocionuese, mjaftueshëm për të sjelle zevendesimin në fillim të pjesës së dytë.
Ndoshta probleme adaptimi, ndoshta një pozicion taktik i pa gjetur ende. Adli është ende një objekt i vogël misteri në shtëpinë e Milanit, e cila gjithashtu mund të largohet ne janar. Në fakt, sipas Clubdoria46.it, Adli do të kishte përfunduar në shenjestren e Sampdorias, gati për t’u përforcuar në janar me afrime të reja.
Mesfushori sulmues i lindur në vitin 2000 mund të pranojë një huazim te përkohshem deri në fund të sezonit për te luajtur me vazhdimesi dhe per te fituar besim e bindje te potenciali. Duket se agjenti Sissoko së shpejti do të jetë në Casa Milan për të diskutuar rinovimin e Bennacer.
Me atë rast mund të bisedohet dhe të vendoset diçka edhe për Adli. Një hua gjashtëmujore në Xhenova mund të jetë ideja e duhur në funksion të rritjes teknike dhe karakteristike të franko-algjerianit.