Prej disa kohësh flitet për rinovimin e Rafael Leaos si prioritet absolut për Milanin. Gjithçka e vërtetë, duke qenë se një talent kaq i rëndësishëm dhe i çmuar do të blindohet me çdo kusht. Por Leao nuk është i vetmi lojtar i fortë nga formacioni fillestar i Stefano Piolit që kërkon një rinovim ontraktual. Milani gjithashtu do të duhet të angazhohet për një tjetër operacion.
Gjithashtu në qershor 2024 skadon kontrata e Ismael Bennacer, liderir teknik te mesfushes së kuqezinjve, pothuajse i paprekshëm per skemat e Piolit. Ka shumë ngjashmëri midis Leaos dhe Bennacer. Të dy kane kontrata deri ne veren e vitit 2024 dhe te dy paguhen thuajse njesoj aktualisht: 1.4 mln euro ne sezon!
Prandaj pritet ndërhyrja e Gerry Cardinale dhe pronësia e re RedBird Capital. Është e mundur që për të blinduar Bennacer, dritën e gjelbër do te duhet ta jape pronari i ri duke rritur rrogat: mesfushori në fakt kërkon të paktën 4 milionë euro neto në sezon për të nënshkruar.
Së shpejti do të zhvillohet takimi me agjentin Sissoko, që kujdeset për interesat e Bennacer dhe shumë lojtarëve të nivelit të lartë afrikanë. Futbollisti algjerian, i vlerësuar shumë nga trajneri Pioli, do të duhet të marrë një propozim te duhur për të shkuar në rinovim.
Detyra e parë reale e Cardinale do të jetë të ndajë paratë e nevojshme për të blinduar numrin 4 të Milan. Më pas do të mendohet për nje rinovim edhe më të shtrenjtë si i Rafa Leao. Nga këto hapa të parë do të kuptohen synimet dhe aftësitë reale të menaxhimit të ri amerikan.
Në mikrofonat e Gazetta dello Sport, Massimo Ambrosini komentoi rëndësinë e Ismael Bennacer në Milanin e Piolit: “Mbaj mend fjalët e Piolit në verë, ai e kishte parashikuar. Bennacer ka një aftësi të madhe për të menaxhuar topin, duke e liruar Tonalin, i cili me të mund të përqendrohet më të mire: cilësitë dinamike të mbulimit të fushës per Isman jane thelbesore.
Rritja e të dyve shkon dorë për dore dhe… shikoni se ju a them sepse kam luajtur ne ate rol, të jesh mesfushor në këtë Milan është më e vështirë se në kohën time. Trajneri te kërkon shumë, mesfushorët duhet të mbulojnë futjet e kundershtarit, të jenë të kujdesshëm në mbrojte dhe te sulmojne”.