Në skenën e Golden Boy, Alessandro Costacurta vlerësoi Paolo Maldinin si menaxherin më të mirë. Moment i bukur mes dy ish-shokëve të skuadrës: “Dua të pyes Paolo-n vetëm një gjë. Kur Daniel shënoi kundër Milanit, e shave pak apo ishe i lumtur?”.
Maldini u përgjigj kështu: “Ishte shkruar që Danieli do të shënonte kundër Milanit. Unë u përpoqa te ndiqja keshillen e Gallianit i cili gjate Milan-Monza u perpoq te mos levizte asnje muskul, pra të mos kisha emocione. Si baba, padyshim që isha shumë i lumtur brenda meje…”.
Sa e rëndësishme ka qenë karriera juaj në rritjen e te rinjve të Milanit? “Ishte e rëndësishme. Unë pata një fillim verbues në karrierën time; duket se kurrë nuk ka pata ulje-ngritje, nuk ka pasur kurrë dyshime, por përkundrazi ishte shumë i ri, kishte shumë presion, nuk isha gati dhe i strukturuar.
Mbaj mend shumë mirë se kush më ndoqi dhe fjalët që më thanë në momente të vështira, tani harrojmë ta bëjmë: u japim shumë përgjegjësi këtyre djemve, shumë të rinj”.