Costacurta: “Për De Ketelaeren normale të ketë vështirësi”, më pas krahasimi me Kaka! “Nuk e mbani mend ju…”

Charles De Ketelaere. Po, është emri që po bën më shumë bujë në ditët e fundit te Milani. Paraqitjet e fundit të CDK-së nuk i kanë bindur tifozët kuqezi të cilët tani kanë filluar të bëjnë pyetje për blerjen më të shtrenjtë të sesionit të kaluar të merkatos së verës.

Në orët e fundit Billy Costacurta ka folur në mikrofonat e Sky Sport dhe ka folur sërish për De Ketelaere i cili ka dashur të komentojë momentin që po përjeton belgu dhe mbi të gjitha ka folur për vështirësitë për të luajtur brenda San Siros.

“Unë nuk kam luajtur për Bruges ndonjehere, por kam luajtur në San Siro kur isha i ri. Ka shumë shembuj të të rinjve që kanë ardhur dhe kanë pasur vështirësi. Është një stadium qe ushtron presion, nuk është aq e thjeshtë. Më kujtohet Kaka, ai filloi të luante mirë me shume larg San Siro-s se sa ne kete impiant. Është normale që një i ri që vjen të ketë disa vështirësi. Nuk i ndodh vetëm Milanit”.

Së fundmi i shfaqur në Sky Sport 24, Walter Zenga ka folur për momentin që po përjeton Milan dhe në veçanti fillimin e sezonit të Charles De Ketelaere. Ish-portieri tha se nuk kishte dyshime për cilësitë e shkëlqyera të lojtarit, megjithatë vuri në dukje edhe vështirësitë që ka pasur që nga ardhja në Itali.

“Vitin e kaluar e pashë të luante në Champions League dhe ai luajti ndryshe, ai nuk ishte një mesfushor sulmues. Ai luante ose djathtas ose majtas dhe nëse më kujtohet mirë luante edhe qendërsulmuesin fals. Ndryshe ka luajtur, por gjithsesi është absolutisht e vërtetë që një gjë është të luash te Bruges, tjetër është të mbërrish te Milani kampion italian me një peshë tjetër dhe me faktin se është lojtari më i paguar.

Në fillim thashë gjithashtu se ishte nënshkrimi i bujshem i Milanit, shpresoj për Milanin dhe për të që të rikuperohet. Si lojtar më pëlqen shumë, jam i sinqertë te kjo qe them. E dallon nga menyra si prek topin dhe si e trajton”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *