Leao i hutuar, Kalulu i mërzitur, Theo që feston dhe Rebic i cili kapet me lojtarin e Spezia-s! Momenti pas golit të Giroud (VIDEO)

Milan ka marrë një fitore 2-1 shumë të rëndësishme dhe shumë të vuajtur kundër Spezia-s në javën e 13-të të Serisë A dhe është ngjitur në vendin e dytë të renditjes. Skuadra e Pioli-t e ka nisur shumë mirë ndeshjen duke shkuar disa herë afër golit dhe duke goditur traversën me Krunic në minutën e 16-të.

Në minutën e 21-të ka ardhur goli i vendasve i shënuar nga Theo Hernandez pas një asisti shumë të bukur nga Bennacer. Megjithatë, festa ka filluar pas pesë minutash pas një kontrolli të gjatë të VAR për një pozicion jashtë loje që ka irrituar San Siro-n.

VIDEO HIGHLIGHTS MILAN-SPEZIA 2-1

Në pjesën e dytë ka ardhur befasia për Milan-in. Spezia, në fakt, ka barazuar në minutën e 59-të dhe e ka bërë me një super gol të Daniel Maldini-t, djali i legjendës Paolo, i cili është i huazuar te Spezia.

Djalli është kthyer në avantazh në minutën e 65-të me një gol të jashtëzakonshëm të Sandro Tonali-t, por që është anuluar nga VAR për një faull të shkaktuar në ndërtimin e aksionit.

Kur dukej se ndeshja do të mbyllej në barazim 1-1 ka ardhur një gol i mrekullueshëm i Olivier Giroud, që ka fiksuar shifrat në 2-1 dhe i ka dhuruar tri pikët skuadrës së Pioli-t. Francezi është ndëshkuar me karton të kuq më pas për shkak se ka marrë kartonin e dytë të verdhë pas heqjes së fanellës në momentin e festimit të golit…

Por, pikerisht ne ate moment kamera amatore ne stadium ka kapur edhe dy episode te tjera… Fillimisht eshte Leao ai qe nuk po kupton dhe eshte i hutuar duke mos besuar se Giroud do te nxirret me te kuq, pasi ka harruar kartonin e verdhe te mare per nje grindje disa minuta me perpara.

https://twitter.com/i/status/1589272148316942340

Nderkohe, Kalulu vendos duart ne koke. Ne sfond sakaq, duket Rebic qe mban topin teksa lojtari i Spezia tenton t’ia marre per ta vendosur ne mesin e fushes… Rebic qe ka qene me i ndezuri dhe madje ne fund eshte shmangur sherri me Ampadu sidomos…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *