A keni shënuar ndonjëherë një gol si ai i Giroud? Keshtu nis pyetja per Stefano Piolin pas ndeshjes… “Jo, e pesova nje here nga Totti. Isha në pankinë te Lazio (qesh). Një top i madh i Tonalit dhe një gol i mrekullueshëm nga Oli. E ndërlikuam. Mund të ndodhë të pesojmë gola, nuk duhet të ndalojmë së luajturi: skuadra vazhdon të besojë në të, një fitore e dhimbshme”.
Një përgjigje për Napolin? “Ne e dimë se duhet të marrim shumë pikë, duam të shkojmë në 13 nëntor me klasifikimin më të mirë të mundshëm. Ne duhet ta bëjmë garën me veten tonë. Më pëlqeu pjesa e parë, duhet të përmirësohemi për të përfunduar lojën”.
A është një grup që ia arrin qëllimit në fund sepse janë të shkujdesur? “Jo i shkujdesur, është pjesë e mentalitetit tonë të besojmë në atë që bëjmë dhe të qëndrojmë në lojë. Përsa i përket mentalitetit dhe karakterit, ne nuk jemi poshte askujt”.
E prisnit këtë Giroud? “Bëra një video-telefonatë me Olivierin përpara se të vinte, ndjesitë ishin shumë pozitive: i gjeta këto ndjesi duke e stervitur. Ai është një djalë shumë i fortë, shumë i kënaqur me paraqitjet e tij. Bëri naivitet pas golit por ndodh”.
Për rezultatet: “Është punë e një grupi, jo vetëm e drejtuesve të mi që më kanë qëndruar pranë në momente delikate. Është puna e lojtarëve të mi që kanë një dëshirë të jashtëzakonshme për t’u rritur”.
Për Daniel Maldinin dhe golin: “Isha i sigurt se do të kishte shënuar. Disa gjera ndodhin dhe sikur jane te shkruara… E dija që do të luante, sepse kështu është futbolli. Mendoj se ishte mbrëmja perfekte për Paolo Maldinin: Daniel shënoi një gol të bukur dhe Milani fitoi (buzëqesh)”.
A po pesoni shume goditje nga kundershtari? “Deri në ndeshjen e sotme kishim pesuar dy gola me shume vitin e kaluar, por gjuajtjet e lejuara janë më të mira se vitin e kaluar. Ne duhej të bënim më mirë në, pranuam diçka të rrezikshme edhe në fund të pjesës së parë. Ne luajmë futboll sulmues, por nevojitet ekuilibri dhe do të punojmë shumë për këtë”.
Për De Ketelaere: “Unë parashikoj ende ulje-ngritje, është normale për një lojtar kaq të ri që ka ndryshuar ambient, mënyrë pune. Charles ka cilësi, talent, inteligjencë dhe disponueshmëri. Rritja e tij do të vijë, se kur është e vështirë të thuhet: jam absolutisht i bindur për cilësitë e tij. Së shpejti do të jetë në gjendje të luajë ashtu si di të bëjë”.