Giroud largohet nga San Siro me lot për të kuqin. “Jam i inatosur me veten, por duhet të më kuptoni…”

I intervistuar në DAZN, Olivier Giroud qe sonte ishte venditmar ndaj Spezias me nje gol spektakolar, foli direkt per pershtypjet e para: “E mendoja në stol se do te ndodhte njesoj si vjet (ndeshja e vitit të kaluar e humbur 1-2), por në fund fituam. Duhet të shënonim golin e dytë shume me perpara dhe te mos e linim per ne fund”.

Për golin me gërshërë: “Më pëlqen ky lloj goli, top fantastik nga Sandro. E rëndësishme ishte të shënoja, jam shumë i lumtur”. Për përjashtimin: “Harrova qe kisha mare karton, u emocionova dhe harrova. Mendoj se në kokën time jam i ri, por e rëndësishme janë tre pikët. Tani nuk do të gaboj më, ju premtoj”.

Për mbërritjen te Milani: “Për mua ishte një mundësi e shkëlqyer pas Chelsea: të luaja për Milanin e madh, të cilin e ndoqa kur isha i vogël, Milani i madh i vitit 2000, lojtarët e mëdhenj, për mua ishte një mundësi e re. Ndihem mirë, ndjej besimin e stafit dhe trajnerit dhe jam krenar për këta djem, ne mund të bëjmë gjëra të mira”.

Për Kupën e Botës: “Mundësia për të luajtur një Botëror të tretë është shumë e madhe dhe do te ishte nje lumturi e pamase. Është një synim për të fituar trofeun. Ne kemi një ekip të madh, ne kemi shumë shpresa me gjithë këto talente me Francën. Tani unë nuk dua të mendoj për Kupën e Botës, le të shohim të mërkurën kur Deschamps do të bëjë listën. Tani fokusi është te Cremonese, për mua dhe djemtë, dhe më pas te Fiorentina”.

Olivier Giroud, heroi i mbrëmjes, foli edhe për Sky në fund të Milan-Spezia: “Është një gol shumë i bukur, një pasim i bukur nga Sandro. Ne donim ta fitonim këtë ndeshje, qëndruam plot energji deri në fund. Rëndësi ka që kemi 3 pikë të tjera, por jam i inatosur sepse kam harruar që jam ndëshkuar dhe dola me te kuq”.

Një përgjigje për Napolin: “Po mendoja se kjo ndeshje më kujtoi vitin e kaluar, por këtë herë fituam. Ne pamë një frymë të madhe ekipore deri në fund, besuam në të. Ne jemi të lumtur”. Marrëdhënia me Ibrën: “Ne kemi një marrëdhënie vëllazërore, jemi aty për t’i dhënë ekipit përvojën tonë. Le të përpiqemi të marrim më të mirën nga të rinjtë duke dhënë shembull në fushë. Ndoshta tani jam i inatosur, ndoshta pas një ore do të jem më mirë. Te rëndësishme ishin tre pikët”.

A është e vërtetë që keni qarë duke hyrë në tunel? “Isha i zemëruar! Qendrova i heshtur. Bëra detyrën time, hodha në rrjetë topin e bukur të Sandros.  Na tregove se edhe në moshën 36 vjeçare e lini ende veten të tërhiqet nga emocionet: “Futbolli është i tillë, me adrenalinën dhe gëzimin e golit pas një loje të vështirë në kokën time, unë jam ende një fëmijë (qesh). Të martën shpresoj të kthehemi nga Cremonese me tre pikët”.

A është ky momenti më i mirë në karrierën tuaj? “Më mirë nuk e di, por ka gjithmonë momente kur je në vendin e duhur në kohën e duhur: jam përpjekur të bëj atë që di të bëj para porte. Jeta ime është në zonën e penalltisë, bëj atë që di të bëj. Unë nuk kisha shënuar në 5 ndeshje të Serisë A, gjithashtu isha pak i mërzitur. Gjithmonë përpiqem të mbaj besimin tim të lartë dhe të bëj më shumë në stërvitje”. Sa kohë do të luani? “Nuk e di, derisa trupi im të më thotë mjaftueshëm”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *