Një tjetër lojë e madhe nga Theo Hernandez, i cili dëshmon nga ndeshja ne ndeshje se pak ka si ai ne ate rol! Goli i tij i dha avantazhin fillestar Milanit në ndeshjen ndaj Spezias. një lojë e cila më pas u komplikua, por që fatmirësisht u fituar në fund. Por në përgjithësi Theo bëri një garë të shkëlqyer, plot guxim dhe cilësi.
Pati edhe pak shqetesim per francezin qe ne fillim u duk se pati probleme dhe qendroi ne fushe me stafin mjekesor. Theo në fakt u ndal për disa minuta i rrëzuar në tokë, por më pas vazhdoi gjatë gjithë garës. I intervistuar pas ndeshjes, sqaroi gjendjen e tij fizike. “Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme sonte, tani kemi edhe dy ndeshje të tjera të vështira që duhet të bëjmë gjithçka për t’i fituar”.
Një fitore e rëndësishme për t’iu përgjigjur Napolit: “Ne duhet të fitojmë gjithmonë. Shumë keq në Torino, sot jemi të lumtur”. Për Daniel Maldini: “Ai është një lojtar i zoti duhet të luajë dhe ne po e presim këtu sa më shpejt të jetë e mundur…”.
Jeni i kënaqur me rinovimin e Piolit në dhomat e zhveshjes? “Po, jemi të lumtur që Pioli do të qëndrojë me ne. Tani duhet të punojmë mirë”A ju bën të ndiheni mirë shiriti i kapitenit? “E shihni në fushë, apo jo? Ndihem mire”.
Raste të humbura: “E nisëm mirë ndeshjen, patëm 4-5 raste për të shënuar por nuk ia dolëm. Pastaj Giroud u kujdes për të na dhene 3 piket ne kete mbremje kaq te bukur”. Kujtojme qe Theo mori edhe nje te verdhe dhe keshtu eshte skualifikuar, ashtu si Giroud, per te mos luajtur ne ndeshjen e mesjaves ndaj Cremonese.
Për gjendjen e tij: “Jam mirë, mirë, mos u shqetësoni. Nuk kam me asgje, ishte thjesht e momentit dhe e kalova”. Ka edhe nje mesazh mb i rinovimet: “Lojtarët që duhet te rinovojnë dua të qëndrojnë me ne. Më pas do të bisedojnë me Maldinin dhe klubin. A do të ishte mekat të ndahej dyshja The-ao (Leao)? Po, do të ishte mekat (qesh)”.