Stadiumi i ri, është kaos total: Sgarbi dhe Salvini nuk janë dakord! Për*plasja mes tyre

Milani dhe Interi duan të qëndrojnë në zonën e San Siros, por duke ndërtuar një stadium të ri sportiv. Megjithatë, ata po përballen me kundërshtime të konsiderueshme. Ka shumë persona, edhe brenda institucioneve, që janë kundër prishjes së Giuseppe Meazza-s dhe ndërtimit të një stadiumi të ri.

Vittorio Sgarbi, i sapo emëruar nënsekretar për kulturën i qeverisë Meloni, foli për agjencinë Ansa: “Meazza nuk mund të preket. Nuk e thote Sgarbi, por ligji. San Siro është i vitit 1926, do të ishte si të rrëzoje Eur në Romë, dhe për këtë arsye lidhet automatikisht, duke qenë mbi 70 vjeç.

Nuk mund të hidhet poshtë. Nëse eshte e nevojshme nje shtojce, do ta vendos. Megjithatë, nuk nevojitet një shtojce për ta shpëtuar, nëse ka ndonjë gjë, do të duhej një vendim nga ministria për ta shembur. Por nuk do të vijë kurrë nga ministria”.

Fabio Rampelli, deputet i Vëllezërve të Italisë dhe nënkryetar i Dhomës së Deputetëve, kujtoi gjithashtu se San Sito është ndërtuar në vitin 1926 dhe për këtë arsye nuk mund të preket, do të kishte një kufizim që e pengon.

Lideri i Ligës dhe Ministër i Infrastrukturës, Matteo Salvini, është shprehur kështu për temën e stadiumit të ri: “Bashkia tashmë ka humbur shumë kohë në Milano, si me klubet ashtu edhe me tifozët. Zgjidhni San Siro-n e ri menjëherë ose shkoni në Sesto”, i drejtohet ai Milanit dhe Interit.

Salvini është gjithashtu një tifoz i Milanit dhe prej kohësh ka mbështetur ndërtimin e një objekti të ri sportiv. Qëndrimi i tij është ndryshe nga ai i kolegëve të tjerë të qeverisë, kundër prishjes së stadiumit aktual të San Siros.

Nënpresidenti i Interit, Javier Zanetti, foli për Il Tempo për ndërtimin e stadiumit të ri në Milano: “Na vjen keq që humbim San Siro: ka një vizion romantik, por është koha për risi të mëdha. Ne duhet të përmirësojme strukturën për t’u ofruar tifozëve një stadium më të avancuar dhe një përvojë që shkon përtej ndeshjes”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *