Suksesi i Milanit kundër Salzburgut me rezultatin 4-0 ishte rendi i dites per kuqezinjte dhe nje objektiv i arritur, por ne brendesi te ndeshjes pati edhe disa grimca merkatoje, ne lidhje me vizionimin e disa futbollisteve, mes tyre dy me se shumti…
Jemi në pritje të zbulojmë se kush do të jetë kundërshtari i radhës europian për skuadrën e Stefano Piolit. Shorti eshte planifikuar për të hënën, por kompeticioni do të kthehet në fushë vetëm në shkurt. Ka kohë, ka një pushim botëror dhe një merkato transferimi në mes.
Në janar, Milani mund të vendosë t’i japë Stefano Piolit disa përforcime për të fuqizuar skuadrën. Ka disa lojtarë të monitoruar nga Djalli. Dy prej tyre luajtën të mërkurën në mbrëmje në San Siro, me skuadrën austriake të Salzburgut. Pavarësisht 4 me 0 ata treguan vlerat. Emri i Noah Okafor ka kohë që gjendet në fletoren e Paolo Maldinit dhe Frederic Massara.
Ai është një sulmues në lëvizje që mund të luajë në të gjitha rolet e repartit te avancuar. Në 20 ndeshje të sezonit, shënoi nëntë gola, tre prej të cilëve në Champions League, në tre ndeshjet e para. Pas ndeshjes, madje, ka komplimentuar Leaon ne rrjetet sociale, nje mesazh “ndeshje e bukur” qe nuk ka kaluar pa u vene re dhe tifozeria menjehere eshte vene ne thirrje te tij: “Eja ne San Siro”, “Eja te Milani dhe ti”…
Djaloshi u shpreh se Milani eshte nje klub legjendar para ndeshjes dhe se “nuk do ta kisha problem transferimin ne Serie A edhe pse ka shume kampionate te tjera”. Por siç u përmend, Okafor nuk është lojtari i vetëm i Salzburgut që synohet nga Milani.
Gazeta mëngjesin e sotëm flet edhe për interesimin për Luka Sucic. Klasa e vitit 2002, i vendosur si mesfushor sulmues të mërkurën e kaluar, ishte me i rrezikshmi. 20-vjeçari mund të zërë role të ndryshme në mesfushë, duke luajtur gjithashtu mesfushor krahu me tre dhe playmaker.