FLET IBRA: “Prindërit sot janë kthyer agjentë dhe yje! Duhet ta qepin. Te rasti Mbappe mund t’iu them…

Zlatan Ibrahimovic, sulmuesi i Milanit, u shpreh për CanalPlus për fuqinë e agjentëve qe duket se ka arritur te jete teper e madhe: “Kur një fëmijë bëhet i fortë, ai ka mundësi të fitojë para dhe të afërmit bëhen avokatë, prokurorë, trajnerë…

Tani: nga një gjë ata bëhen një gjë tjetër. Dhe për mendimin tim këtu qëndron problemi: humbet vetëdisiplina dhe kush je ne te vertete. Ky zhanër i ri, të afërmit, mami, babi, mendojnë se jane yje: flasin me gazetat mediat ne pergjithesi… Po kush jane ata që të flasin ne vendin tuaj?!

Djali yt duhet të punojë dhe fort madje per te arritur ne nje rruge sa me te shdrintshme”. Me pas, Zlatan ka folur edhe per situaten e Mbappe: ”

“Ju më pyesni nëse Mbappé bëri gjënë e duhur duke qëndruar në Paris? Për kë, për veten e tij? Jo. Për PSG-në? Po. Ai bëri zgjedhjen e duhur për ekipin, jo për veten e tij, sepse e vuri veten në pozicionin në të cilin është më i rëndësishëm se klubi dhe klubi i dha atij çelësat e gjithçkaje.

Nuk je kurrë më i madh se klubi yt, por kur një fëmijë bëhet i fortë, ai mund të gjenerojë lehtësisht të ardhura: kështu që prindërit e tij bëhen avokatë, agjentë, trajnerë”. Ibrahimovic më pas shtoi gjatë intervistës së tij: “Me këtë brez të ri, prindërit mendojnë se janë bërë yje.

Nuk e njoh Mbappen si person. Nuk mund ta gjykoja mirë. Si lojtar ai është fantastik. Por kur humbet vetëdisiplinën humbet identitetin tënd. Ka një arsye pse Zidane është Zidane. Mbappe dëshiron ta imitojë atë? Atehere duhet te beje te kunderten e asaj qe eshte duke bere”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *