Cassano i befasuar nga Milani: “Sapo nisi ndeshja ndaj Salzburgu pata një përshtypje dhe bindje…”

Milan befasoi shumë pas rezultatit të shkëlqyer kundër Salzburgut (4-0 e thelle), i cili i dha atij kalimin e raundit dhe bileten në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve pas 9 vitesh nga hera e fundit… Mes atyre qe kane mbetur te befasuar pozitivisht edhe ish-futbollisti kuqezi, Antonio Cassano.

Ai ka komentuar në profilin e tij në Instagram ecurinë e italianëve në xhiron e fundit të grupit të Champions League dhe është ndalur edhe te performanca e Milanit. Cassano ka mbetur i impresionuar pozitivisht nga ndeshja e luajtur nga kuqezinjtë, por sipas tij një nga faktorët vendimtarë ka qenë ambienti i stadiumit dhe kontributi i tifozëve.

Këto janë fjalët e tij: “Kur ka ndeshje brenda apo jashtë në San Siro, veçanërisht kur Milani luan në shtëpi, është e tmerrshme për të gjitha skuadrat. Kundër Salzburgut, nga fillimi në fund njerëzit shtynë dhe brohoritën skuadrën, duke qene padiskutim futbollisti i 12-te dhe me besoni qe eshte realisht ashtu..”.

Cassano, qe eshte pjese e Bobo TV më pas shtoi: “Në pjesën e parë  pati disa vështirësi, por pata përshtypjen se ai nuk mund ta humbiste kurrë ndeshjen apo edhe ta barazonte sepse ishin të ngarkuar emocionalisht dhe shume te vendosur.

Ata luajtën mirë dhe me ritëm. Milani e meritonte të shkonte në raundin e dytë dhe tani fillon një sezon tjetër per kuqezinjte. Mendoj se fitore dhe kualifikime si keto te japin me shume bindje dhe force per te qene ne qender te vemendjes dhe per te dhene me te miren”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *