Që Olivier Giroud tani është një siguri për këtë Milan, është e pamohueshme! Në një sezon e gjysmë, sulmuesi francez arriti të pushtojë klubin dhe të gjithë ambientin e përbërë nga tifozë dhe futbolldashës në përgjithësi.
I mbërritur mes skepticizmit te shumë njerëzve për shkak se ishte shumë “i vjetër”, francezi rezultoi të ishte ende një nga sulmuesit më të fortë përreth. Golat me peshe në çdo ndeshje vendimtare: të fundit mbërritën dje, në ndeshjen “finale” te grupit te Champions League kundër Salzburgut. Një dygolësh dhe dy asistime për 36-vjeçarin e ardhur nga Londra.
Çfarë lojtari Oli, i pafund! Nuk është rastësi që Milani tashmë po diskuton rinovimin e kontratës së tij edhe per 1 vit tjeter, pra me skadence ne qershor te vitit 2024. Ndjesia është se Giroud mund të jetë vendimtar edhe për disa vite të tjera. Vec kesaj, endrra e tij eshte te udhetoje ne Katar me Francen dhe madje keto jave ka pasur dy telefonata me Deschamps qe e ka pyetur per gjendjen…
Dhe nëse dikush do të ishte skeptik për forcën dhe aftësinë e Olivierit, mbrojtësi i shkelqyer i Premier League, ka dhene nje konfirmim absolut. Virgil Van Dijk është padyshim një nga mbrojtësit më të fortë te të gjitha kohërave, një yll i vërtetë i mbrojtjes së Jurgen Klopp te Liverpool.
I intervistuar për median Overlap, mbrojtësi holandez u pyet se kush ishte sulmuesi më i vështirë me të cilin është përballur deri më tani. Dhe mendoni pak cilin zgjodhi? Është pikërisht Olivier Giroud. “Mund t’iu duket per te qershur, por është Olivier Giroud. Të jep përshtypjen se mund ta kapësh, por ai arrin të shënojë gjithmonë.
Qoftë me Arsenalin, Chelsean apo Francën. I thashë kur fituam kampionatin me Liverpoolin dhe fituam 5-2, ishim përpara 3-0 dhe ai shënoi një gol. Dhe unë i thashë ‘shënove përsëri!’ Do të thosha se kush shënon kundër meje është thjesht një person i bezdisshëm. Pra, unë zgjedh Giroud sepse ai është një sulmues vërtet i bezdisshëm!”