Milani fitoi 4-0 “finalen” ndaj Salzburgut, duke u bërë ekipi i tretë italian që kualifikohet në raundin e 1/8-vë në Champions League pas Napolit dhe Interit. Oliver Giroud ishte ylli i mbrëmjes në “San Siro” me një dygolësh dhe dy asiste, teksa pati festë edhe për Krunic dhe Messias.
Kuqezinjtë e Stefano Piolit dominuan kampionët e Austrisë në një “San Siro” plot. Giroud iu anulua një gol për pozicion të parregullt, teksa Theo Hernandez dhe Rafael Leao u ndalën nga shtylla dhe traversa. Megjithate, atmosfera ne San Siro ishte magjike… Mes atyre qe u emocionuar edhe pse jo milanist eshte nje legjende e futbollit italian…
Duke folur në mikrofonat e Prime Video pak minuta para fillimit të ndeshjes, Gianfranco Zola vlerësoi Stefano Piolin. Veç kësaj, pak para se të fillonte të fliste ish-kampioni i Italisë, ka nisur refreni i zakonshëm “Pioli is on fire”. Ky është reagimi dhe fjalët e ish-futbollistit:
“Unë nuk jam një tifoz i Milanit, por m’u ngriten qimet perpjete duke degjuar kete kor dhe ndjere kete atmosfere! Trajneri kuqezi e meriton shumë dhe një nga cilësitë e tij të mëdha është padyshim qetësia që arrin të përcjellë, pastaj ndoshta e ndjen lojën brenda vetes, por nga jashtë transmeton qetësi dhe ekuilibër, gjë që ka edhe Milani i tij”.
Në San Siro kishte një atmosferë plot presion dhe adrenalinë. Mes protagonisteve ne Amazon Prime ishte edhe Alessandro Nesta, i njohur për tifozët e Milanit si “Stuhia e përsosur”. Në kor degjohej nga Curva Sud: “Sandro Nesta alé, Sandro Nesta alé, Sandro Nesta alé…”.
E gjithë kjo u shoqërua me një moment ku ish-mbrojtësi i kombëtares italiane tha: “Kjo do të thotë se kemi bërë diçka për Milanin”, duke pasuar nga të qeshurat e përgjithshme ne studio dhe ne tavolinen e vendosur ne fushe.
Sandro #Nesta Ale #MilanSalzburg #MilanSalisburgo #ميلان_سالزبورج #نيستا pic.twitter.com/RtshuQ4tdn
— Fady Fakhoury 🇪🇬🇮🇹 (@fady_fakhoury) November 2, 2022
Nesta është padyshim një nga legjendat më të mëdha të klubit kuqezi. Ai kaloi 10 vjet me kuqezinjtë (nga 2002 deri në 2012). Mbrojtësi më pas u transferua në Montreal Impact për një sezon, në Major League Soccer dhe më pas bëri disa paraqitje me Chennaiyin, një klub indian, përpara se të tërhiqej nga futbolli.