Rritja e Milanit vazhdon, vjen edhe mesazhi i Gerry Cardinale: “Nuk u befasova aspak, e kuptova që atë ditë…”

Rritja e Milanit si ekip dhe si markë vazhdon me ritme të shpejta, hap pas hapi. Vitin e kaluar Scudetto u rikthye në gjoksin e skuadrës kuqezi, ndërsa tani ata janë në gjueti për Evropën. Nuk është rastësi që një objektivat kryesore të pronës së re RedBird Capital është rritja eksponenciale e markës Milan në të gjithë botën. Dhe kjo do të duhet të kalojë edhe neper rezultatet ne Europe!

Edhe Gerry Cardinale, pronar i klubit kuqezi ka folur në fund të ndeshjes Milan-Salzburg të zhvilluar në stadiumin ‘San Siro’.“I lumtur për kualifikimin, por nuk është surprize, nuk u befasova. Kjo pasi kam prekur nga afër vendosmërinë e madhe të skuadrës për të synuar gjithmonë arritjen e rezultatit sa më të mirë. Isha me ata dhe e kuptova”.

Kalimi në 1/16 e Ligës së Kampionëve, i dekretuar zyrtarisht dje kundër Salzburgut, është një rezultat i shkëlqyer në këtë kuptim, siç mund të lexohet edhe në koeficientët e përditësuar të UEFA-s. Renditja e UEFA-s u përditësua zyrtarisht këtë mëngjes pas mbylljes së fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Rritja e pashmangshme e rezultateve për ata që e kanë kaluar raundin, si Milan.

Kuqezinjtë ngjiten me dy pozicione, duke i çuar në vendin e 44-të në renditjen e klubeve evropiane sipas koeficientëve. Rezultati i përgjithshëm, i cili merr parasysh arritjet e viteve të fundit, rritet në 37,000 pikë. Pas fitores së djeshme, Milani kalon si AZ Alkmaar ashtu edhe Lask Linz, dy skuadra që nuk marrin pjesë as në Champions League këtë sezon.

Renditja e ulët aktuale e kuqezinjve është për shkak të paraqitjeve dhe testeve të dobëta të Milanit në 5 sezonet e fundit në garat e UEFA-s. Mjafton të thuhet se skuadra e Piolit vetëm vitin e kaluar u rikthye në Champions League pas gati 7 sezonesh mungesë, por nuk arriti të kalonte as fazën e grupeve.

Ka mjaft kohë që Milani të ngjitet sërish në renditje dhe të paktën të afrohet me italianët e tjerë. Rossonerët janë aktualisht skuadra e shtatë e Serisë A sipas koeficientit të UEFA-s, pas Juventusit, Romës, Interit, Napolit, Lazios dhe Atalantës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *