Objektivi i parë sezonal u arrit. Milani është në fazën e 16-tës së Ligës së Kampionëve, falë vendit të dytë të fituar në grupin E me 10 pikë te arritura me dy fitore ndaj Dinamo Zagreb dhe nje barazimi e fitore ndaj Salzburg. Nderkohe jane koleksionuar dy humbje ndaj Chelsea-t!
Ky synim do t’i lejojë drejtuesit të shohin të ardhmen me optimizëm më të madh, edhe për sa i përket investimeve që mund të bëhen për të përmirësuar skuadrën. Por një nga lëvizjet e para të klubit do të jetë rinovimi i merituar i një elementi që, deri më sot, duket thelbësor kur ecuria bëhet e vështirë. Po flasim per Olivier Giroud.
Giroud shënoi sërish dje, një dopietë vendimtare për të mposhtur Salzburgun dhe për të tërhequr Milanin në raundin e 16-të. Më mirë se kaq është e vështirë për qendërsulmuesin 36-vjeçar francez, qe eshte edhe autor i dy asisteve per golat e Krunic dhe Messias.
Duket se në këtë mënyrë ish-futbollisti i Chelsea ka fituar në fakt rikonfirmimin. Kontrata e Giroud aktualisht skadon në qershorin e ardhshëm, pra në fund të sezonit aktual. Por qëllimi i Milanit është i qartë: kanë filluar bisedimet për rinovimin e Giroud, të paktën deri më 30 qershor 2024.
Kuqezinjtë nuk duan ta lënë atë të shkojë, duke pasur parasysh formën e shkëlqyer të francezit. Për më tepër, Olivier është shumë i dashur për publikun, për lidhjen që ka krijuar me Milanin dhe për atë dygolesh në derbin shkurtin e kaluar që gjeneroi korin “U kthye Giroud”.
Siç raportoi La Gazzetta dello Sport mëngjesin e sotëm, në moshën 36-vjeçare, Giroud ende arrin të jetë vendimtar në netët e mëdha evropiane. Oli ishte në gjendje të drejtonte sërish Milanin, me të cilin ka shenuar 22 gola si titullar në 43 ndeshje (në praktikë një në dy ndeshje). Por forca e francezit është se ai di të jetë vendimtar sidomos kur ka rëndësi, si për shembull mbrëmë!