Pas asaj që dëgjoi, Rama reagon me shpejtësi: Krenar për ty Armando Broja! Turp për këdo që shënjestron…

Kryeministri Edi Rama reagon sërish në mbrojtje të shqiptarëve në Britani. Këtë herë zgjodhi të postonte në Twitter këtë video të pak ditëve më parë të futbollistit Armando Broja, ku ai deklaronte se ishte krenar që është shqiptar.

“Krenar për ty Armando Broja dhe krenar për çdo shqiptar që punon fort dhe kontribuon në Mbretërinë e Bashkuar”, shkruan Rama.

“Turp për këdo që shënjestron komunitetin tonë të mrekullueshëm atje, duke bërë që të gjithë ju të ktheheni shënjestër për diçka që shqiptarët as e kanë krijuar, as nuk janë përgjegjës për sa keq po menaxhohet”, shtoi Kryeministri.

ryeministri Edi Rama ka folur për BBC pas deklaratave të Sekretares së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar kundër shqiptarëve.

“Kryeministri shqiptar ka akuzuar Mbretërinë e Bashkuar se po bën kokë turku qytetarët e saj për të justifikuar politikat e dështuara tek kufijtë dhe emigracioni”, shkruan BBC.

Rama ka thënë për median prestigjioze se komentet e sekretares Suella Braverman këtë javë se Britania po “púshtôhèt”, do të nxisin ksènôfôbi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *