NOTAT E NDESHJES | Giroud “fluturon”, Theo i djallëzuar. Bennacer mban shkopin magjik, por çfarë surprize Krunic

Milan ka arritur të marrë një fitore të madhe në San Siro ndaj Salzburg. Kuqezinjtë kanë mposhtur me rezultatin 4-0 kundërshtarët e tyre. Autorët e golave ishin Giroud me një dopietë dhe Krunic me Messias. Milan kështu ka arritur të sigurojë vendin e dytë dhe kualifikohet për në fazën e 1/16. Notat e ndeshjes sipas MilanNews…

Tatarusanu 6.5: tre ndërhyrje të rëndësishme, veçanërisht dalja e ulet ndaj Okafor që i mohon kundërshtarëve një mundësi të madhe. Ai tregon vlerat pas disa paraqitjeve jo bindëse. Shoket nisin t’i besojne me shume dhe gjithashtu degjohet duke bertitur me shume…

Kalulu 7: Ndeshje e nivelit të lartë, si zakonisht. Nuk është më një surprizë, por një siguri shumë e fortë. Mbyll aksione, largon topa, mban presionin dhe del edhe perpara kur duhet (nga minuta 87′ Gabbia pa note)

Kjaer 6.5: ai sigurisht që bie më pak në sy, edhe pse menyra se si e luan topin nga mbrapa eshte e vecante dhe i jep Milanit nje dore te madhe. Me i ngadalte se zakonisht por luante me “djemte e tij” sa i perket aspektit anagrafik dhe shpejtesise se Salzburg.

Tomori 7: rikuperimi me shpejtesi, grinte dhe force kur Salzburgu ishte duke shenuar nga nje pozicion brenda zones se penalltise është me rëndësi kapitale për sa i përket rezultatit. Disa njolla në fillim të lojës, por më pas gjen lidhjet e duhura me repartet…

Theo Hernandez 7: sa nis ndeshja, avioni ngrihet nga pista dhe nga aty e deri kur nderrohet mban krahet e hapura duke sulmuar zonen e Salzburgut pambarimisht. Shtylla i mohon golin. Me Leaon që luan më shumë brenda fushës, ai rikthehet për të sulmuar me egërsi krahun dhe i dërgon në krizë Dedic dhe Seiwaldin, të cilët nuk mund të vazhdojnë me të në nivelin e ritmit (nga 77′ Ballo-Touré pa note)

Tonali 7: personaliteti i një kapiteni dhe një veterani i vjetër i netëve të Champions League. Ai ka zjarrin e shenjtë brenda dhe e tregon atë kur Salzburgu, në pjesën qendrore të pjesës së parë, sulmonte vazhdimisht në gjysmën e Milanit. Më i qetë dhe nën menaxhim në rikuperim dhe i forte fizikisht ne duelet ku duhet treguar se kush ben ligjin ne San Siro.

Bennacer 7.5: vërteton më tej pse nuk duhet të ulet kurrë në stol. Ai merr shkopin e tij në dorë dhe drejton orkestrën e kuqezinjve, duke e bërë shpesh topin të zhduket nga shikimi i kundërshtarëve që nuk dinë kurrë t’ia marin. Giroud ia mohon golin duke bllokuar goditjen e tij fluturimthi (nga 69′ Pobega 5.5: hyn kur ndeshja kishte mbaruar praktikisht dhe i duhet vetem te menaxhoje)

Krunic 7: i besueshëm, si (pothuajse) gjithmonë. Ndërprerësi i lojës për kundërshtarët dhe muri i sigurt për shokët e skuadrës. Ai përdor inteligjencën dhe aftësitë fizike që gjithashtu japin më shumë qetësi në menaxhimin e topit nga dyshja Tonali-Bennacer. Në fillim të pjesës së dytë, si një sulmues i vertete zone, ai përdor sponden ajerore te Giroud për të shënuar golin e bukur 2-0 (nga 77′ De Ketelaere pa note).

Rebic 6.5: bind në pozicionin e krahut të djathtë, sidomos kur skuadra arrin ta nxjerrë mirë topin në tokë. Wober përpiqet ta mbajë të hapur dhe edhe ai duket se është i lumtur në këtë pozicion që mund të jetë shumë interesant edhe për të ardhmen. Krosimi i tij per Giroud sjell situaten e golit, me francezin qe asiston për Krunic.

Giroud 8.5: zhbllokon ndeshjen me një goditje të bukur me kokë nga këndorja e ekzekutuar mirë nga Tonali. Gjen gjithashtu dyfishimin, por është per nje fije në pozicion jashtë loje. Ai punon shumë për të pastruar pjesën qendrore sulmuese dhe për të krijuar më shumë hapësirë ​​për Rebic dhe Leao. Në pjesën e dytë ai vendos te behet asistman duke sherbyer per Krunic e me pas per Messias. Ne mes, nje tjeter gol, ai i vules 3-0 ne dopieten personale!

Leao 7.5: padyshim një paraqitje ndryshe krahasuar me ndeshjen e së dielës kundër Torinos. Ai e ndan në dysh fazën mbrojtëse të Salzburgut duke shtruar terren per daljen e Theos. Sa keq për rastin e 2-0 të mundshëm në fund të pjesës së parë, ku e lë veten të hipnotizohet nga Kohn. Ai vendos të dalë në skenë kur driblon gjithë mbrojtjen dhe krijon golin 3-0 te Giroud. Para se të dalë, ndalet nga traversa që i mohon golin. (nga 69′ Messias 6.5: pokeri vjen nga kembet e tij, qe me levizjet e zakonshme deperton dhe kthehet nga e majta)

Pioli 8: e kishte thënë në prag dhe kështu ndodhi: nuk do te ishte Milani i Torinos, por ishte një Milan i netëve të mëdha evropiane. I ben të gjitha lëvizjet si duhet dhe konfirmon se 4-2-3-1 me mesfushorin sulmues fizik është zgjidhja më e mirë për këtë ekip. Qëllimi i parë i arritur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *