Nevil Dede konfirmon ofertën zyrtare që ka ardhur nga klubi i Bundesligës për Simon Simonin

Portieri Simon Simoni do të largohet nga Dinamo në merkaton e janarit dhe do të bëjë një hap të madh në karrierë, duke u transferuar në Bundesligën gjermane. Kjo është konfirmuar nga trajneri i Dinamos, Nevil Dede, në emisionin “Skaner” në MCN TV.

Dede u shpreh se Dinamo ka marrë një ofertë zyrtare nga një klub gjerman, emrin e të cilit nuk e zbuloi, por tha se është një nga 5 klubet kryesore momentalisht në Gjermani.

Ka ardhur një ofertë zyrtare nga një klub i Bundesligës, për portierin Simoni. Është e vërtetë që klubi është një nga 5 kryesorët në Gjermani. Nuk kam tagrin të them emrin e klubit apo ofertën, por konfirmoj se oferta është zyrtare.

Ishte Supersport që raportoi fillimisht se se portieri i Dinamos, Simon Simoni, do të transferohet në janar në një nga pesë skuadrat kryesore të Bundesligës Gjermane.

Burime të sigurta nga klubi gjerman, i cili do të zbulohet në javët e ardhshme, konfirmojnë se është arritur marrëveshja paraprake, ndërsa po përcaktohen detajet e fundit, por vetëm në muajin e parë të vitit 2023 do të publikohen të gjitha detajet e kontratës.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se portieri 18-vjeçar do të nisë përgatitjet për transferimin që do të kryhet në merkaton dimërore. Simoni do të nisë mësimin e gjuhës që të përshtatet shpejt me Gjermaninë dhe kampionatin atje, para se të konkretizohet kjo lëvizje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *