Sigurisht që nuk ishte një fillim i lehtë i sezonit për Malick Thiaw. I riu gjerman, i lindur në Dusseldorf dhe i rritur te Schalke, u zgjodh nga Paolo Maldini dhe Frederic Massara për të forcuar paketën mbrojtëse gjate merkatos se veres dhe kur iku Romagnoli.
Dihet se drejtuesit e kuqezinjve fillimisht kanë dashur të blejnë Sven Botman. Kërkesat e larta të Lille dhe ngjarjet e lidhura me bllokimin e merkatos per ndryshimin e pronesise kanë shtyrë drejtuesit te fokusohen te nje i ri. Prandaj, Thiaw ishte investimi i mbrojtjes.
Që kur shkeli në Milano, klasa e vitit 2001, i marrë nga Schalke 04 per thuajse 8 mln euro dhe bonuse, ka luajtur vetëm shtatë minuta. Në gusht me fanellën e ekipit gjerman kishte luajtur në tre ndeshje. Për momentin, prania e vetme te Milani është kundër Veronës më 16 tetor. Një ndeshje e ndërlikuar për kuqezinjtë, të cilët vuajtën më shumë seç duhej.
Shtatë minutat e fundit për Thiaw në të cilat ai arriti të bënte diferencën. Dy ndërhyrje fantastike, duke frenuar Depaoli dhe Djurici me të cilat shpëtoi portën e Tatarusanut dhe rezultatin përfundimtar duke i dhene 3 piket kuqezinjve.
⛔ Cover of the Month: October ⛔
The winner is Malik Thiaw with his decisive block at Verona
Un intervento decisivo al Bentegodi! È questa la giocata difensiva di ottobre
Brought to you by 𝘄𝗲𝗳𝗼𝘅#SempreMilan pic.twitter.com/ZlSVX4dEJv
— AC Milan (@acmilan) November 3, 2022
Pikërisht nje nga veprimet e tij mbrojtese u zgjodh – siç mund të shihet në kanalet sociale të kuqezinjve – si loja me e mire mbrojtëse në tetor. Shpresa e Milanit, si dhe e të gjithë tifozëve, është që të jenë nderhyrjet e para te një serie të gjatë. Pioli nuk i dha më hapësirë, duke preferuar Matteo Gabbia por jemi të sigurt që Thiaw së shpejti do të ketë një mundësi të re.
Ne fakt, ai ka thene qarte se “do te bej cmos qe t’i ndryshoj mendjen Stefano Piolit te me fuse ne listen e Champions League ne janar per fazen me eliminim direkt. Do te punoj shume ne Milanello per t’ia arritur kesaj dite”. Thiaw beson te potenciali i tij dhe sigurisht qe nuk do te dorezohet…