Maldini ka një pëlqim për shortin, e thotë me buzëqeshje! “Por tani e tutje bëhet matematikore duke u nisur nga 10-15 vitet e fundit…”

Drejtori Teknik i kuqezinjve, Paolo Maldini foli për Milan TV:  “Ne jemi super të lumtur, ishte një objektiv i klubit, i ekipit dhe i trajnerit. Jemi absolutisht të kënaqur me mënyrën se si erdhi, për përgjigjen që dhamë. Tani do të jemi aty për të shijuar këtë fazë të 16-ave dhe për të qenë gati për të bërë diçka edhe më të mirë”.

Një hap më tej pas atyre të viteve të fundit: “Këto ishin gjërat që kishim planifikuar, por mes planifikimit dhe ekzekutimit, jo gjithçka ka sukses gjithmonë. Kur filluam në 2019, arritëm të gjitha objektivat, më i madhi ishte të krijonim nje lidhje shpirterore me San Siron pasi kishte humbur pak. Tani eshte një lidhje e çmendur. Mendoj se është një kënaqësi të vish në San Siro për të parë këtë ekip.”

Për vlerat e Milanit: “Vlerat janë dhënë nga klubi, historia, lojtarët, presidentët dhe menaxherët që kemi pasur. Një përcjellje e gjërave që nuk kanë të bëjnë vetëm me futbollin por edhe me jetën, që është më e rëndësishme se një ndeshje futbolli”.

Për ambiciet: “Ajo që kërkojmë nga lojtarët tanë, të cilët janë të fortë e theksoj, është të ndërgjegjësohen për forcën e tyre dhe të jenë ambiciozë, sepse ky është një klub me ambicie. Ne kemi një rritje që duam ta përfundojnë. Ku do të arrijë kjo skuadër. gjithashtu varet nga mënyra se si do të zhvillohet e gjithë galaktika e Milanit”.

Cilat janë synimet sezonale tani? “Ato që kishte renditur tashmë edhe Gerry Cardinale, domethënë të ishin ambiciozë, të përpiqeshin të konkurronin me më të mirët. Procesi i rritjes nuk është i lidhur vetëm me ekipin, por i gjithë mjedisi i Milanit duhet të jetë në gjendje të arrijë atë nivel.

Nga raundi i dytë e Ligës së Kampionëve e në vazhdim renditja bëhet pothuajse automatike me bilancet dhe klubet qe kane investuar ne keto 10-15 vjet me shume se Milani jane favoritet gjithmone. Por Milan ka ende një histori te magjishme edhe pse të ardhurat dhe investimet nuk janë në nivelin e të tjerëve.”

Sakaq, mbi shortin, Maldini ka shprehur nje pelqim: “Faza me eliminim direkt kundër Ancelottit? Do të ishte e mrekullueshme dhe, në çdo rast, do të jetë e mrekullueshme sidoqofte. Ka një hendek të madh ekonomik. Me skuadrat që kanë dalë mirë në 10-15 vitet e fundit dhe që këtu e tutje bëhet thuajse matematikore sic e thashe… Por skuadrat e tjera e dinë forcën e Milanit dhe te vish këtu në San Siro nuk është e parëndësishme për askënd…”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *