Lojtari i Dajës bën gafën e pafalshme, Ballkani bie shpejt në Rumani (video)

Ballkani i jep fund sonte rrugëtimit historik në Conference League me duelin kundër Cluj në transfertë. Kjo sfidë luhet prej orës 18:45 dhe transmetohet në Supersport 2.

Tashmë janë zbuluar edhe rreshtimet e të dyja skuadrave. Trajneri Daja, edhe pse skuadra e tij nuk ka shanse për kualifikim, ka zgjedhur të luajë me më të mirët, për ta mbyllur me nder aventurën europiane.

17′ Rumunët kalojnë në avantazh. Nana Boateng tundi rrjetën e Frashërit me një goditje potente nga afër.SHIH VIDEON

13′ Aksion i bukur i Ballkanit. Kapiteni Thaqi hodhi një top në zonë, por Albin Berisha, edhe pse i pamarkuar, goditi keq.SHIH RASTIN

Ilir Daja për këtë ndeshje luan me emra si Albin Berisha, Meriton Korenica dhe Albion Rrahmani në fazën e sulmit. Në anën tjetër te Cluj do të paraqiten me Yeboah dhe Malele në sulm.

Cluj: Scuffet, Manea, Matias, Burca, Braun, Deac, Boateng, Muhar, Roger, Yeboah, Malele. Ballkani: FrashëriA. Thaqi, Dellova, Jashanica, Potoku, Zyba, Emërllahu, Kuç, Berisha, Rrahmani, Korenica.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *