Jaissle i mahnitur nga San Siro: “Direkt fola Piolin dhe i thashë diçka. Na munguan dy gjëra që Milani sot i ka…”

Trajneri i Salzburg, Jaissle ka folur ne konferencen per shtyp teksa skkuadra e tij do te luaje ne Europa League nga shkurti e ne vazhdim. A ka kënaqësi për të qenë në Europa League apo zhgënjim për humbjen 4-0? “Pas ndeshjes ka pak zhgënjim, ne donim të paktën një pikë. Por nëse marrim parasysh të gjithë grupin jemi krenarë, ne jemi ekipi më i ri në grup dhe jemi përballur me lojtarët e mëdhenj. Kështu që krenaria mbizotëron dhe jemi të lumtur që mund të vazhdojmë në Evropë”.

Çfarë i mungon Salzburgut për t’u rritur më tej? “Pjesa e parë ishte e mirë, ne luajtëm futbollin tonë në të dyja fazat. Kishim shumë momente në të cilat arritëm para portës se Milanit. Kjo lojë tregoi se na mungon gjakftohtësia, si në zonën tonë ashtu edhe në atë kundërshtare. Milani ka treguar se eshte më i mirë në këtë”.

Si e shpjegoni ndryshimin mes pjesës së parë dhe të dytë? “Pas një pjese të parë të mirë, ishte një tronditje të pesonim menjëherë golin e dytë, por angazhimi dhe pasioni nuk munguan as në pjesën e dytë. Gjithmonë jemi përpjekur të luajme futboll sulmues, jam krenar për ekipin tim”.

Cili është ndryshimi midis ndeshjes së parë dhe asaj të kthimit? “Jam i kënaqur, për një ekip si Salzburgu nuk është kaq e sigurte të jemi në Evropë. Krahasuar me ndeshjen e parë nuk kam vërejtur dallime të mëdha, por e përgëzoj Milanin që shfrytëzoi mundësitë e tij dhe fitoi në përgjithësi në mënyrë të merituar”.

A mund të ketë ky Salzburg ambicie për të fituar në Europa League?
“Unë po i pres shortet me shumë interes, Liga e Kampionëve ka treguar se ne mund të vazhdojmë me më të mirët në Evropë, por nuk mendoj për asgjë tjetër”. Çfarë mësimesh mund të nxirrni? “Në ndeshje si kjo, finalizimi në zonën e penalltisë është vendimtar. Për ne është ende një arsye për rritje dhe unë jam i kënaqur nga kjo pikëpamje.”

A ndikoi efekti San Siro? “Kam folur me trajnerin Piolin për këtë, i thashë se duhet të jetë mirënjohës që mund ta shijojë këtë atmosferë gjithmone. Nuk mendoj se lojtarët e mi janë ndikuar, ata kanë treguar se dinë ta menaxhojnë dhe dinë të tërheqin energji nga kjo turme e madhe ne tribuna”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *