Ish-portieri i Tiranës dhe i moshave të Kombëtares firmos me Perugian

Alessio Abibi rikthehet në Itali dhe firmos për klubin e njohur të Perugias, që militon në Serinë B, por renditet në vend të fundit deri tani.

Portieri 25-vjeçar shqiptar ishte i lirë që prej përfundimit të kontratës me Dundalk dhe gjatë pasdites së sotme hodhi firmën mbi kontratë me klubin e Perugias, ku do të qëndrojë të paktën deri në fund të sezonit.

Abibi ka lindur pikërisht në Umbria dhe ka qenë pjesë e të rinjve të Perugias në sezonin 2013-2014, ndërsa më pas ka pasur disa eksperienca në ligat e ulëta italiane. Në 2017-ën u transferua te Tirana, ku qëndroi dy sezone dhe luajti 45 ndeshje.

Abibi ka qenë pjesë e Kombëtares Shqiptare deri në nivelin U19 dhe ka luajtur 6 ndeshje me fanellën kuqezi, ndërsa tani te Perugia do të kërkojë t’i japë një tjetër drejtim karrierës së tij.

Kujtojmë se në Itali kemi një numër të madh lojtarësh shqiptarë që luajnë aty në të gjitha nivelet nga ata mo më të ulta e deri në elitë në Serie A.

Në Serie B po ashtu luajnë edhe lojtarë të Kombëtares si Frederik Veseli me Beneventon apo Emanuele Ndoj, edhe pse ka kohë që nukë shtë thirrur më në kombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *