Olivier Giroud konfirmoi mbrëmë kundër Salzburgut se ai është sulmuesi që shënon golat me peshe! Në sfidën më të rëndësishme të kësaj pjese të parë të sezonit, francezi shënoi një dygolësh në rezultatin 4-0 të kuqezinjve ndaj austriakëve që i lejoi Djallit të të rrëmbejë pasimin për 1/8 e Champions League dhe të rikthehet pas nëntë vitesh mes 16 skuadrave më të mira të Europës.
Para ndeshjes, në dhomat e zhveshjes së Milanit kishte shumë tension, sepse të gjithë e dinin se sa e madhe ishte “copa e tortes” qe luhej. Dhe në këto momente del në pah personaliteti i lojtarëve të mëdhenj që dinë të tërheqin pjesën tjetër të bashkëlojtarëve drejt objektivit. Giroud u tregua i tillë edhe sezonin e kaluar: ai shënoi të ashtuquajturat “golat e Scudettos”, domethënë në derbin e kthimit, në Napoli dhe ndeshjen e fundit kundër Sassuolos.
Kanë mbetur edhe tre ndeshje para ndalesës për Botërorin, kompeticion që Giroud do të dëshironte ta luante me Francën e tij. I intervistuar nga Canal +, bashkëlojtari i tij në Milano, Zlatan Ibrahimovic, deklaroi se numri 9 i kuqezinjve meriton të thirret nga trajneri Deschamps dhe tha fjalë të bukura:
“Nëse Giroud e meriton Kupën e Botës? Po, ai është një fitues dhe një njeri serioz. Ai nuk eshte dikush qe do te shenoje ndonjehere 40 gola ne vit, por i sjell skuadres dicka qe te tjeret nuk e bejne. Nuk eshte egoist, luan per te gjithe. Kur erdhi dha nje dore te madhe për ekipin dhe bëri gjëra të mëdha”, fjalët e suedezit të raportuara nga tuttomercatoweb.com.
Pas dopietës, e kryesuar nga asistimi për Krunic dhe Messias, Olivier Giroud foli për transmetuesit francezë, duke u ndalur edhe tek thirrja e mundshme për Botërorin. Ky është mendimi i sulmuesit kuqezi të raportuar nga Le10Sport: “Lista që do të dalë të mërkurën e ardhshme? Do të shohim, do të shohim … Ka ende objektiva me klubin tim para asaj dite.
Pastaj do të shohim , por nuk jam unë ai që vendos. Kam bërë mirë për javë të tëra dhe është gjithashtu e shkëlqyer nga pikëpamja e besimit. E djeshmja ishte një ndeshje e rëndësishme dhe është bukur të jesh i pranishëm në ndeshje të caktuara dhe te lesh gjurmet e tua. Duhet te vazhdoj keshtu”.