Sfida mes CFR Kluzh dhe Ballkanit në Ligën e Konferencës do të jetë e fundit për ekipin e drejtuar nga Ilir Daja, i cili nuk ka më shanse për të vazhduar më tej në turne.
Por trajneri i kampionëve të Kosovës nuk ka hequr dorë nga loja tij ofensive dhe pavarësisht mungesës së Krasniqit, në vijën e parë ka aktivizuar Berishën i cili do të rreshtohet përkrah Rrahmanit dhe Korenicës.
17’ Vjen goli i avantazhit të CFR Kluzh! Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, kampionët e Kosovës nuk ia dalin të largojnë topin nga zona dhe Boateng përfiton nga një devijim i Potokut për të çuar sferën në rrjetë.
32’ Penallti për CFR Kluzh! Pas një aksioni të Malele, Emërllahu e rrëzon në zonë dhe gjyqtari nuk heziton të bëjë me shenjë nga pika e bardhë.PENALLTIA E PARE E PRITUR
33’ Frashëri pret gjuajtën e Deac, por mes protestave të kosovarëve, gjyqtaria bën shenjë se goditja duhet të përsëritet pasi portieri ka lëvizur nga vija e portës.PENALLTIA E DYTE E PRITUR
35’ Frashëri pret edhe gjuajtjen e dytë të Deac dhe këtë herë nuk ka kthim mbrapa. 40’ Ballkani ka tashmë kontrollin e topit teksa po mundohet që të gjejë hapësira për të barazuar rezultatin