“Ende nuk e ka kuptuar potencialin e tij, do të jetë i pandalshëm”

Fikayo Tomori ishte protagonist i një interviste për ‘StarCasinoSport’. Mbrojtësi, i cili u bashkuar me projektin e Milanit për të fituar sërish, foli për shumë tema. Nga objektivat me fanellën e kuqezinjve te Pioli dhe Leao. Veçanërisht interesante janë deklaratat për shokun e tij të skuadrës: “Rafa është lojtari që më ka befasuar më shumë – pranoi Tomori – është aq i fortë sa që as ai nuk e ka kuptuar ende potencialin e tij real dhe kur ta kuptoje do te jete i pandalshem”.

Një krahasim i vjetër kthehet në anglisht: “Kush është idhulli im? Thierry Henry – vazhdon Tomori – ishte ndryshe, luante me doreza dhe çorape mbi gju. Unë shoh disa gjera nga klasi i tij te Rafael Leao”. Ka qenë Stefano Pioli, në një konferencë për shtyp, që ka krahasuar sulmuesin portugez me atë francez. Një krahasim, pra, me të cilin Tomori është dakord.

Synimi sigurisht është të ngremë në qiell trofe të rinj, me Piolin në pankinë: “Të fitojmë kampionatin e yllit të dytë dhe Champions League. Trajneri? Ne marrim shumë ndihmë nga trajneri, stafi, Maldini, Massara dhe tifozët. Ka një ndjenjë të shkëlqyer: le të ecim përpara të gjithë së bashku. Kjo është ideale për mua si lojtar”.

Tomori në Serinë A ka provuar te perballet me disa sulmues. Ai nuk ka dyshime se me cilet janë më të vështiret për t’u përballur: “Lautaro sepse identifikon shumë lëvizje të ndryshme për të të vënë në vështirësi ose Abraham, sepse më njeh shumë mirë dhe prej kohësh, dhe Vlahovic, sepse ka edhe fizikun e tij, strukture me të cilën është e vështirë të përballesh”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *