Pas fitores së Milanit kundër Salzburgut dhe kualifikimit në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve, Clarence Seedorf i cili ishte ne San Siro dhe shijoi ate atmosfere qe i kishte munguar pas shume kohesh ne keto nete te Liges se Kampioneve, tha per Amazon Prime Video: “Është një moment historik i rëndësishëm, rezultat i një projekti që filloi disa vite më parë.
Jam i lumtur për të gjithë tifozët e Milanit qe ishin fantastike per te disaten here dhe me emocionuan! Me pëlqyen shumë fjalët e mikut tim Paolo Maldini dhe trajnerit Stefano Pioli pas ndeshjes se fituar dhe kualifikimit pas shume vitesh pertej fazes se grupeve te Champions League.
Milani është rikthyer Milan! Edhe me fjalë dhe deklarata, sepse ata vërtet besojnë se mund të vazhdojnë perpara dhe se kane ambicje. Ne mentalitetin tim por edhe te atij Mialni, për të fituar diçka duhet të synosh lart dhe te mos qendrosh te mjaftueshmeria. Keshtu historia vlereson guximtaret”.
Sa i perket ndeshjes, Seedorf tha: “Pjesa e pare ishte me pak tension dhe emocione sepse luaje per grupin. Por, pas golit te dyte dhe ne pjesen e dyte, doli ne pah e gjithe cilesia e Milanit. U dallua qarte qe diferenca mes dy skuadrave ishte e dukshme dhe Milani mund te kishte shenuar edhe me shume gola”.
Ne fund, ka edhe nje levdate per Ismael Bennacer. Seedorf, qe ka qene mesfushor i top klasit boteror, tha mbi algjerianin: “Bennacer e di gjithmonë se ku të pozicionohet ne fushe duke mos zene hapesira qe dikush tjeter i ka zene. Edhe me topin ai gjithmonë ka bërë zgjedhjet e duhura. Në fushë ai zgjidh shumë probleme. Po, eshtë vërtet i zoti si futbollist”.