Babai i ish-infermieres, Aurona Pelaj ka folur dhe ka dhënë disa detaje se si e ka kuptuar për rastin.
Video e cila është publikuar në rrjetet sociale shfaq një infermiere 23-vjeçare teksa dhunonte një grua të moshuar, të sëmurë e krejt të pambrojtur në një qendër për përkujdesjen e këtyre personave në Pejë.
Të paktën dy punonjëse tjera të kësaj qendre argëtoheshin me aktin dhe ishin kujdesur që ta filmonin me telefon. Ai ka folur edhe për gjendjen e vajzës së tij, për të cilën thotë se është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ai tha se edhe pse ka kërkuar falje, është shumë i shqetësuar me gjithçka që ka ndodhur. Ai shtoi se sot ka angazhuar një avokat për rastin. “Sot kam shku ne Polici e kam angazhu nje avokat, keq osht”.
Ai, falje publike i kërkon edhe familjes së të moshuarës Nura nga Gjakova, duke thënë se pamjet e publikuara e kanë gödïtūr rndë atë dhe familjen.
“E dashura familje e nënës së dëshmorit të lirisë, Taulant Nura, që falë gjªkūt të tij ne sot e gëzojmë lirinë, duam të ndajmë dhůmbjĕn me ju dhe ndjejmë me ju nga thellësia e shpirtit tonë për lëndimin qe ju ka shkaktuar vajza jonë”, ka thënë Pelaj.