Dy vjet pa Koço Devolen, miku i ngushtë Mitro Çela rrëfen njollën në biografi

DEVOLE ME NJOLLË NË BIOGRAFI -Jam nga Sinja-Berat. Kam lindur në Kuçovë, më 28 Nëntor 1945. I djathtë në gen: linda ditën e Panvaresisë.

-Unë:-Katundar në gen: linda në Mbrezhan -Përmet. -1 Maj 1948. Ditën e klasës puntore. I mëngjër. -Kur i kisha dhëmbët me qumësht, në vitin 1964, nisa të botoj karikatura në revistën “Hosteni”. 30 vjet me radhë. Nuk fitova në konkursin për aktor.

Më morën ushtar. Aktor në estradën e ushtarit. 20 vjet në TVSH… Më shkarkuan si i paaftë në vitin 1998. Plakat të “Portokallia” me Agron Llakajn.

Me Filipin 18 vjet te “Fiks Fare”. Po ti? -Në vitin 1972 mora diplomën si ekonomist. E vara në gozhdë. Nisa punë në gazetën “ZP”. Pastaj i mora me radhë gazetat: “Bashkimi” “RD”, “Tema”, “Fiks Fare”…Gatova edhe 7 libra:

“Unë, politikani i deshtuar”…”61 vjeç dhëndërr”… -Xhaxhai braktisi atdheun në vitin 1939. Kur prisja ndonjë lëvizje për lart, vinin anonimet: “Koçoja ka xhaxhain të arrati sur në vitin 1949. Gabonin 10 vite…”

Dhe punëtor në kombinat. Po ti je dënuar? -Për 40 kuintal reçel fiku me vunë “drunë” nga “ZP”. -U sëmura. Le uçe mi-thanë doktorët shqiptarë dhe amerikanë.-Ke ymër tre ose katër vjet. ( Shënimi im. Doktorëve u doli fjala. )Mitro! Më duke i verdhë. Ke qenë sëmurë?

-Unë:-Viti 1987. Tre muaj në sanatorium. Më bënë biopsi. “Kancer tha doktor Karalliu”. Nuk i doli llafi… E takova pas 10 vjeteve. Shqeu sytë: “Gjallë?!” Para 7 vitesh. Lexova një lajmërim: “Vdiq doktor Karalliu?!”

-Kam bërë nja 10-15 filma. Për mua më i miri “Gjuetia e fundit.” Po të zbatohej ligji për të drejtën e autorit, do isha milioner. Por jam “Mjeshtër i madh” pa shtëpi. Pa katandi… Koço Devole vd q më 10 nëntor 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *