Driblimet në Champions: Leao në podium me Vinicius dhe Mbappe!

Rafael Leao në shkallën më të ulët të podiumit. Sulmuesi portugez i Milanit nuk e gjeti rrugën e golit mbrëmë por gjithsesi arriti të jetë vendimtar. Pas paraqitjes mjaft negative ndaj Torinos, portugezi ka ngritur kokën.

Dje ndaj Salzburgut u vu në shërbim të skuadrës. Vetëm kur u siguruar rezultati, ai provoi driblimet e tij. Në njërën prej tyre ka lindur goli 3 me 0, nga Olivier Giroud. Të gjithë tifozët e San Siros kanë para syve Leaon duke vallezuar në të gjithë mbrojtjen austriake, përpara se të fusë topin që francezi më pas do ta kthejë në gol.

Specialiteti i tij, sigurisht, është driblimi dhe shumë të tillë i kemi parë edhe dje. Kështu, Rafael Leao është në shkallën më të ulët të podiumit në renditjen speciale të driblimeve të suksesshme gjatë fazës së grupeve të Champions League.

Në vend të parë gjejmë Vinicius Jr me 23 driblime; Pas lojtarit të Real Madridit, Kylian Mbappe, me 16, dhe siç u përmend portugezi i Milanit, i cili ndalet në 15, si dhe Rafa Silva dhe Nuno Tavares njesoj me Rafa Leaon.

Leao fiton, pra, sfidën në distancë me Kvaratskhelia, i cili me fanellën e Napolit ka bërë 14 driblime, por edhe më mirë se Davies, Dembele, Daramy dhe Neymar, të cilët me 12 plotësojnë top 10-shen. Të dhënat raportohen nga DataFoot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *