Champions League, thesari që ka grumbulluar klubi kuqezi deri tani: shifrat. Por UEFA nuk do t’ia japë të gjitha…

Milan arriti objektivin e parë të sezonit 2022/2023. Duke mposhtur Salzburgun 4-0 në San Siro, ata fituan hyrjen në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve. Ky është një moment që i mungonte kuqezinjve prej edicionit 2013/2014  dhe që dështoi vitin e kaluar për shkak se skuadra u shortua në një grup të hekurt në të cilin ata përfunduan të fundit (Liverpool, Atletico Madrid, Porto)

Të hënën do të hidhet shorti për raundin tjetër dhe kuqezinjtë kanë mundesi të përballen me një nga kundërshtarët e mëposhtëm: Real Madrid, Bayern Munich, Manchester City, Benfica, Tottenham apo Porto. Është e qartë se nuk mund të takohet me Chelsean, tashmë të përballur në Grupin E, dhe as një tjetër italian (Napoli).

Në çdo rast, për Djallin kualifikimi për në raundin e 16-të përfaqëson një hap të madh në rrugën e rritjes. Është e qartë se shpresa është të kete një short të favorshem dhe gjithashtu të kete shanse të shkojë në çerekfinale, por ekziston vetëdija se në Evropë të gjitha ndeshjet janë të vështira dhe madje edhe një shprt “dashamirës” duhet marre me shume seriozitet…

Kualifikimi në 1/16 e Champions League është i rëndësishëm jo vetëm nga pikëpamja sportive, por edhe nga pikëpamja ekonomike sigurisht. Siç shpjegohet nga calcioefinanza.it, falë këtij momenti historik Milani do të vendosë në arkat e tij edhe 9.6 milionë euro të tjera dhe do të ketë një pjesë më të madhe të market pool. Përveç kësaj, ekziston edhe mundësia për të luajtur një ndeshje tjetër në San Siro dhe mund te lejojë kuqezinjte të fitojne nga 6 deri në 7 milionë nga arkat e biletave.

Vetëm për aksesin në edicionin 2022/2023 të kompeticionit, klubi fitoi 15.64 milionë euro, ndërsa falë renditjes historike sjell 14.8 milionë të tjerë. Sa i përket market pool, pjesa e parë i sheh kuqezinjtë të fitojnë 8 milionë euro. Për pjesën e dytë, shifra minimale falë kalimit të raundit është 4 milionë. Mos harroni bonusin për rezultatet e fazës së grupeve: 9.33 milionë të tjera nga 3 fitore dhe 1 barazim.

Duke mbledhur bonusin e pjesëmarrjes, renditjen historike, market pool 1, market pool 2, rezultatet e bonusit, bonusin e kualifikimit për fazën e 16-të, Milani saktesisht ka futur ne arkat e tij 61.36 milionë euro nga të cilat zbritet edhe nje gjobë prej 2 milionë eurosh për shkeljet e Fair Play Financiar. Pra gjithsej të ardhura 59.36 milionë euro.

Shifra mund të rritet falë pjesës së dytë të market pool dhe nëse Milani do të shkonte më tej në Champions League. Sepse do te thoshte edhe dy sfida te tjera ne San Siro dhe 15 mln euro ne total nga biletat. San Siro po sjell fitime te medha te kuqezinjte pasi qe nga fillimi i sezonit nga 9 ndeshje te luajtura, ne 9 raste ka qene gjithashtu plot!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *